Boksieri shqiptar i peshave të rënda Nelson Hysa është treguar i papërmbajtshëm kundër kolumbianit Juan Novoa, të cilin e mposhti që në raundin e tretë me nokaut.
Ndeshja prodhoi një boks të pastër, ndërsa goditjet e marra e dobësuan shumë kolumbianin.
Për rrjedhojë Hysa fitoi edhe brezin UBF të federatës amerikane në boks. Deri më tani shkodrani ka 8 fitore në boksin profesionist dhe të 8 janë fitore, ndërsa 6 prej tyre kanë ardhur me nokaut.
Komento