Boksi vesh Londrën kuqezi, Hysa nokaut rivalit që provokoi me flamur! S'fal as Bermeta, renditje historike për 33-vjeçarin

Nelson Hysa do të vijojë të jetë kampioni i Europës në boks për peshat super të rënda. Boksieri shqiptar arriti të mbronte titullin në federatën WBO, duke mposhtur me nokaut në raundin e 3 kundërshtarin nga Maqedonia e Veriut, Todorche Cvetkov, i cili më herët kishte provokuar në bazë të nacionalitetit.

Përballja në ‘Harrow Leisure Centre’ të Londrës pati pak histori, pasi 40-vjeçari nga Shkodra e dominoi plotësisht, për të ardhur deri tek raundi i 3 kur maqedonasi vendosi të tërhiqej. Për Nelson Hysën kjo ishte fitorja e 20 në 20 ndeshje në boksin profesionist, teksa 18 prej tyre kanë ardhur me nokaut. Falë këtij suksesi të madh, në sytë e shumë shqiptarëve të cilët kishin shkuar për t’i ndjekur, Hysa mban vendin e 25 në botë në kategorinë e tij nga 1547 boksierë që janë gjithsej.

Fitore me nokaut po në raudin e 3 arriti edhe boksieri tjetër shqiptar Alban Bërmeta. 33-vjeçari grushtoi rivalin e tij nga Bosnje-Hercegovina Mirsad Cebo, i cili kishte një eksperiencë të gjatë në boksin profesionist me 26 ndeshje, 22 prej të cilave fitore.

Megjithatë në Londër triumfues ishte boksieri tiranas, i cili siguroi fitoren e 19 në boksin profesionist nga 20 gjithsej. 1 prej tyre e mbyllur në barazim. Bermeta është edhe boksieri shqiptar me renditjen më të lartë në ‘boxrec’, pasi renditet i 18 nga 1729 pjesmarrës në peshat e mesme.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Sylvinho besoi te barazimi, por Kombëtarja nuk goditi asnjëherë portën e Anglisë

Sylvinho besoi te barazimi, por Kombëtarja nuk goditi asnjëherë portën e Anglisë