Boksierët e ekipeve të Sport Klub Tiranës dhe Besëlidhjes, të cilët kanë në përbërje medaliste kombëtar dhe ndërkombëtare, po i nënshtrohen një stërvitjeje të përbashkët 15 ditore në Lezhë, duke përgatitur për sfidat e radhës që ata i presin.
Kjo fazë përgatitore i paraprin startit të kampionatit kombëtar të boksit që do të zhvillohet në muajin shtator, teksa këto dy ekipe tentojnë përfaqësim në nivele të larta, siç është kampionati Europian i boksit që zhvillohet në muajin tetor në Kroaci.
Një përgatitje cilësore është starti i suksesit. Boksieri medalist i kampionatit europian Jurgen Uldedaj shpreh bindjen e plotë se do të jetë sërish triumfues. Uldedaj kërkon sërish përfaqësimin dinjitoz dhe podiumin e arenat e boksit ndërkombëtar.
Këta sportistë kanë prezantuar nivel të lartë sportiv ndaj shihen edhe si boksierët e perspektivës. Përballjet e tyre në arenat ndërkombëtare i kanë sjelle Shqipërisë disa medalje, gjë e cila ka tërhequr vëmendjen e të huajve. Ajo për të cilën kanë nevojë këta sportiste është mbështetja ndaj tyre.
/Shqiptarja.com