Boksieri Shqiptar Jurgen Uldedaj tashmë do të jetë pjesë e klubit sportiv më të mirë të Europws "SES Boxsing" që ndodhet në Gjermani dhe ku janë emrat e mëdhenj të boksit botëror si Robin Haxhi Krasniqi, Robert Stieglitz Domenik Bosel, Francesko Pianeta, Michael Eallisch dhe Tom Schëarz.
Ka qenë përformanca e shkëlqyer e 18-vjeçarit e cila ka tërhequr vëmendjen e trajnerëve të spiktur të këtij sporti, të cilët tashmë e kanë pranuar lezhjanin Uldedaj në klub. Prej 3-muajsh ai ka nisur stërvitjen në Gjermani së bashku me boksieret më të mirë të botes.
Boksieri Shqiptar vjen nga një eksperience e sukseshme në boksin amator në Kampionatin Shqiptar, Europian dhe Botëror ku është vlersuar me medalje të ndryshme.

Uldedaj ditën e shtunë u përball në një ndeshje që u zhvillua në "Desua Arena" me kampionin Polak 28-vjeçarin Mateusz Gatek një boksier me mjaft eksperiencë në boksin profesionist. Në ndeshjen e zhvilluar, 18-vjeçari Jurgen Uldedaj arriti të dominojë në të gjitha raundet, duke e vënë në veshtersi kundërshtarin dhe në randin e dytë i shkaktoje edhe knockdoën e parë.

Performanca e shkëlqyer e Uldedajt ka tërhequr edhe vëmedjen mediave në Gjermani të cilët e kanë cilësuar boksierin shqiptar një super talent në karrieren e boksit. Nga ana tjetër Manaxheri dhe promotori i tij Ulf Stainforth, i cili është shpallur më i miri për vitin 2015, shprehet shumë i kënaqur për suksesin e arritur dhe për prespektiven që e pret supertalentin Shqiptar me "Team Deutschland" si pjesë e klubit "SES Boxing".
Gjithashtu edhe vlersimi i shefit te klubit Dirk Dzemski dhe Trainerit Rene Friese janë me nota shumë pozitive, për boksierin 18-vjeçar Jurgen Uldedaj, që falë sukesit të tijë flamuri shqiptar është valvitur në vende të ndryshme të Europes dhe Botës.
Redaskia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO