'Boll më! Më 30 qershor ngordh politika e pengmarrjes...Berisha ka frikë se fleta e drejtësisë i vjen para fletës së takimit me Shën Pjetrin'

Kryeministri Edi Rama tha se 30 qershori do të shënojë një etapë të re të procesit demokratik në Shqipëri dhe të politikbërjes. Në një takim me kandidatët për kryetarë për bashkiak, kreu i qeverisë tha se vendi nuk mund të mbetet peng vetëm sepse kundërshtari, opozita jo parlamentare, kërcënon me trazira në procesin zgjedhor.

"Opozita sot është kthyer në shëmbëlltyrën e fantazmës që sjell hijen e frikës nga përsëritja e historive me rrëmujë, rënie të institucioneve. Është koha që këtë hije ta zmbrapsim. Më 30 qershor  do të ngordhë politika e pengmarrjes së procesit demokratik. Do ngrihet në një stad të ri pjekurie. 30 vjet janë boll për të thënë mjaft më 30 qershor", tha shefi i mazhorancës.

Kryeministri i ndali akuzat e tij më të shumta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin tha se më shumë se sa vdekja, ka frikë nga përballja me drejtësinë.

"Janë boll 30 vjet, që ky vend të mbahet peng, në radhë të parë, nga një individ që plaket si mos më keq, por si s’ka më keq, prej 30 vitesh ka shaluar gjuhën shqipe dhe masakruar çdo normë sjelljeje në mexhlis, qysh nga ato të shkruarat në kanunin e Lekë Dukagjinit, tek ato të latuarat në librin e vlerave universale të demokracisë.

Janë boll 30 vjet, që ky vend thith gazin e prodhuar nga i njëjti individ që urrejtjen klasore me të cilën u farkëtua nën kudhrën e Partisë së Punës e eksportoi në Partinë Demokratike dhe e mbolli në çdo parcelë politike të Shqipërisë në formën e një urrejtjeje të verbër mes shqiptarëve, për shkak të politikës që pas 30 vitesh në rrugën e përpjekjeve në demokraci çudit planetin me djegie mandatesh parlamentare.

Janë boll 30 vjet, që i njëjti lider politik, në krye të së njëjtës parti, i cili si President i Republikës dogji Shqipërinë, duke e çuar në buzë të luftës civile, si shef opozite dogji Kryeministrinë, duke e sulmuar me antitank e me kallashnikov, nën synimin e verbër për të vrarë shefin e qeverisë dhe për të marrë pushtetin me dhunë, si kryeministër vrau dhe plagosi me armë zjarri protestues që armët e tyre më të rrezikshme kishin ristelat e pankartave të protestës, të vazhdojë sot të kërcënojë përsëri, me zjarr e flakë këtë popull, nga tmerri se mund t’i vijë më shpejt fletëthirrja e drejtësisë, sesa bileta e takimit me Shën Pjetrin.

Sot duan me çdo kusht ta bëjnë leckë në sytë e botës. I humbën zgjedhjet si në harados, edhe pse ishin në qeveri, Kapitulluan politikisht në parlament, e moralisht", tha shefi i mazhorancës para kandidatëe për kryebashkiakë të Partisë Socialist në garën elektorale të 30 qershorit.

1558171435_rama10.jpg


Lajmi kryesor:

Rama: S'iki nga detyra, nuk e lë në mes luftën e nisur! Kush prek zgjedhjet i ndalohet përjetësisht hyrja në SHBA e BE


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve