Rama: S'iki nga detyra, nuk e lë në mes luftën e nisur! Kush prek zgjedhjet i ndalohet përjetësisht hyrja në SHBA e BE

Nëse një qytetar tenton të pengojë procesin zgjedhor duke e cënuar atë, atëherë do të ketë ndëshkime të rënda - që siç kryeministri Edi Rama zbuloi për herë të parë, do u ndalohet përjetësisht hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Edi Rama përsëriti disa herë me vendosmëri se nuk do të heqë dorë nga posti i tij, përsakohë ka marrë besimin e qytetarëve për një mandat të plotë, të cilin ai e quajti një luftë për të ndryshuar vendin, të cilën nuk do ta lë përgjysmë. Në një takim në Pallatin e Kongreseve me kandidatët socialistë për kryebashkiakë, Rama u kërkoi atyre që edhe pse nuk kanë kundërshtarë në të shumicën e bashkive, fushatën elektorale ta shfrytëzojnë për të lidhur sa më shumë kontakte me njerëzit.

Qëllimi -tha Rama - është që atyre tu përcillet qartë mesazhi, se përtej cdo dyshimi, më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet vendore. Po ashtu, kreu i qeverisë i la porosi kandidatëve të tij, tu bëjnë tu tregojnë qytetarëve duke trokitur derë me derë se cfarë ndëshkimesh të rënda parashikon Kodi Penal, në rast se dikush tenton të bëhet pjesë e skenarëve të mundshme të opozitës jokuvendore për të penguar dhe bllokuar procesin zgjedhor. Rama foli në emër të dy ambasadave më të mëdha në vend, duke thënë se kush prish zgjedhjet, do ju mohohet hyrja në Amerikë dhe vendet e Unionit Evropian.

Kryeministri tha se ishte zgjedhje e opozitës joparlamentare për të mos marrë pjesë në zgjedhje, ku edhe mund të kishte fituar disa bashki, por se ai vetë nuk do të lejojë që procesi zgjedhor të merret peng.

Në rast mos hyrjeje në zgjedhje, kryetari i PS-së tha se Lulzim Basha rrezikon largimin nga partia. Pas 30 qershorit - tha kryeministri - do të jenë vetë demokratët që do të kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, kur të kuptojnë pasojat politikë të mos marrjes pjesë në zgjedhje. Kryeministri i ndali akuzat e tij më të shumta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin tha se më shumë se sa vdekja, ka frikë nga përballja me drejtësinë.

Përpos të gjithave, nuk ndali edhe një herë thirrjen për dialog me kryedemokratin Lulzim Basha, për tu ulur pa asnjë kusht nga ana e tij, pa cënuar kushtetutën, siç mund të jetë ndryshimi i datës së zgjedhjeve, një pikë e panegociueshme sipas kreut të qeverisë, dhe jo në dorën e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Rama: Saliu, zakoni që nuk ndërron qime... ndërsa Luli qimja që nuk bëhet dot zakon (VIDEO)

Dy vjet pas marrëveshjes më Bashën, nga e njëjta godinë ku e firmosi atë, në Pallatin e Kongreseve, Rama e konsideron të dështuar.

"Pse kemi qenë ne shumica qeverisëse më e hapur, ne që jemi sot këtu dhe më dorë shtrire ndaj opozitës në këtë histori 30 vjeçare?! Sepse askush, asnjëherë, jo se ka bërë, por nuk e ka imagjinuar atë që bëmë ne në 2017 dhe pse e bëmë?

E bëmë që të mbyllej përgjithnjë çadra e politikës së mbrapsht që çmendet për të të çmendur, me qëllim që t’i afrohet pa votë pushtetit, që nuk merr dot me zgjedhje. Por ja që siç e shohim dhe e shohin të tërë, nuk funksionoi. Dhe jo vetëm nuk funksionoi, por doli më keq sepse filloi shiu. Çadrat u shtuan si kërpudhat. Kërpudha tek parku i Kryeministrisë u shkatërrua dhe filluan bombat mbi derën e kryeministrisë. E tërë këtë gërdi të re, thonë me pathos se e bëjnë që të mos përsëritet më kurrë ajo që u bë në 2017 dhe që i dha këtij populli në fakt, zgjedhjet më të qeta e më të mira, pa diskutim, në çdo aspekt, plus i dha vendit mundësinë e një kapërcimi të rëndësishëm në një stad tjetër të marrëdhënieve qeveri-opozitë, por ja që këta në vend se të qëndronin dhe sëbashku të ndërtonim mbi atë stad tjetër, përsërisin pa pushim që nuk e përsërisin kurrë atë mëkat, pra këtë herë avazi i vjetër, ka rifilluar nga një stad i ri marrëzie. Kurrë më një tjetër marrëveshje me dialog, por një pengmarrje e procesit demokratik me bomba deri kur të iki ai që nuk e mundim dot me zgjedhje.

Dëgjoni këtë që po ju them. Ajo marrëveshje nuk funksionoi dhe asnjë marrëveshje si ajo nuk funksionon, sepse në fakt Partia Demokratike ka ndërruar qime, por jo zakon. E kuptohet, zakoni është Saliu që nuk ndërron as qime, ndërsa Lulzimi është vetëm qimja që nuk bëhet dot zakon.

Por hera e fundit kur forca e atij zakoni të mbrapshtë mund t’i imponojë, Partisë Socialiste të Shqipërisë ka qenë viti 2011 i Tiranës dhe deri kur Partia Demokratike nuk do heqë dorë nga ai zakon, nuk do ketë asnjë shans ta sfidojë dot, as Partinë Socialiste si alternativë qeverisëse, as shtetin që po ndërtojmë e mundime e me peripeci të mëdha", tha Rama. 

Ora 13:21
Rama-kandidatëve: Pjesëmarrja s'është objektivi ynë, por mbarëvajtja e zgjedhjeve!

1558170661_kandidatet.jpg

Pas fjalës publike që kryeministri mbajti në prani të kamerave dhe gazetarëve, takimi me kandidatët socialistë për kryebashkiak, vijoi me dyer të mbyllura pa praninë e mediave. Gazetarja e Report Tv, Esion Konomi, thotë se nga sa mësohet, kreu i qeverisë u ka kërkuar kandidatëve të ruajnë qetësinë, dhe të mos provokohen.

"Mund të dalin në rrugë dhe në sheshe, mos u intimidoni. Pjesëmarrja nuk është objektivi ynë, prioritet është mbarëvajtja e zgjedhjeve", mësohet tu jetë drejtuar kryesocialisti Rama kandidatëve për kryetar bashkie, të cilëve u la porosi të bëjnë një fushatë mjaft intensive për të lidhur kontakte me njerëzit.

Ora 12:00
Rama: Gati për dialog me Bashën...Pas 30 qershorit demokratët do jenë me thirrjet 'Luli ik' (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama edhe një herë u shpreh i vendosur për dialog me liderin demokrat Lulzim Basha.

"As kundërshtari nuk zgjidhet, as dialogu nuk duhet të ndalet. Jam i gatshëm të ulem me Bashën. Kushte nuk kam, jam i gatshëm t'i ofrojmë gjithçka, por  kushtetutën e kemi të njëjtë, dhe na takon ta respektojmë, ne më të drejtën për të hyrë në zgjedhje më 30 qershor, Luli për të mos hyrë në zgjedhje. (nuk do ja sugjeroja( Këta na kanë rënë për kundërshtarë, që kanë humbur një pjesë të konsiderueshme të vetëkontrollit.  

Ne nuk mund ti bojkotojmë zgjedhjet që të mos i lëmë të vetëm në dëshpërimin e tyre. Është një detyrim kushtetues, moral, qytetar që e kemi marrë përsipër bashkë me sistemin. Mësuesit e natës që ngrenë këto pyetje si në jerm dhe thonë si do shkoni në zgjedhje vetëm, pse nuk i pyesin ata që nuk hyjnë në zgjedhje?!, tha Rama.

Madje sipas kryeministrit, pas 30 qershorit do të jenë vetë demokratët që do të kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, kur të kuptojnë pasojat politikë të mos marrjes pjesë në zgjedhje.

"Pas 30 qershorit do ketë thirrje "Luli ik", kur të kuptojnë se çfarë marrëzie vetëvrasëse është për një grupim politik për të mos hyrë në zgjedhje", tha kreu i qeverisë.

Ora 11:36
Rama: Kush prek zgjedhjet i ndalohet përjetësisht hyrja në SHBA dhe vendet e BE

Kryeministri Edi Rama ju drejtua kandidatëve për kryebashkiakë që në nisje të fushatës të bëjnë takime derë më derë për të përcjellë tek cdo qytetar vendosmërinë se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor, dhe të shuajnë kështu të gjitha dyshimet që lindin nga situata politike në Shqipëri. Në të njëjtën linjë, Rama i bëri thirrje kandidatëve, që të informojnë qytetarët se cfarë ndëshkimi të rëndë ka Kodi Penal, në rast se dikush tenton të bëhet pjesë e skenareve të mundshme të opozitës jokuvendore për të penguar dhe bllokuar procesin zgjedhor. Nëse dikush dënohet për krime zgjedhore - tha Rama - atëherë i ndalohet përjetë hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vendet e Bashkimit Evropian.

"Në asnjë cep bashkie nuk duhet të vë në dyshim a do bëhen apo jo zgjedhje. Kush i afrohet një qendre votimi, djeg veten, jo zgjedhjet. Sa më shumë të informohen për Kodin Penal, dhe nuk ja vlen të digjesh për politikën më kriminale të mundshme që të nxit të shkosh me këmbët e tua në burg, të dënuar për krime zgjedhore që u hiqet e drejta për hyrjen në SHBA dhe BE. Nuk dua t'ja shoh asnjë shqiptari këtë qeder, dhe të mbetet tërë jetën pa hyrë në BE dhe SHBA dhe shkoi e vajti pas udhëheqje që kërkon ta bëjë përshesh Shqipërinë. Do faktojmë me audio, me video me foto, çdo shkelje. Ne do të bëjmë një fushatë, në radhë të parë demokracinë, për përgjegjësinë e çdo kujt që tu rri larg të mbyturve që duan të mbytin Shqipërinë.", tha Rama.

Ora 11:21
'Boll më! Më 30 qershor ngordh politika e pengmarrjes...Berisha ka frikë se fleta e drejtësisë i vjen para fletës së takimit me Shën Pjetrin'

Kryeministri Edi Rama tha se 30 qershori do të shënojë një etapë të re të procesit demokratik në Shqipëri dhe të politikbërjes. Në një takim me kandidatët për kryetarë për bashkiak, kreu i qeverisë tha se vendi nuk mund të mbetet peng vetëm sepse kundërshtari, opozita jo parlamentare, kërcënon me trazira në procesin zgjedhor.

"Opozita sot është kthyer në shëmbëlltyrën e fantazmës që sjell hijen e frikës nga përsëritja e historive me rrëmujë, rënie të institucioneve. Është koha që këtë hije ta zmbrapsim. Më 30 qershor  do të ngordhë politika e pengmarrjes së procesit demokratik. Do ngrihet në një stad të ri pjekurie. 30 vjet janë boll për të thënë mjaft më 30 qershor", tha shefi i mazhorancës.

Kryeministri i ndali akuzat e tij më të shumta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin tha se më shumë se sa vdekja, ka frikë nga përballja me drejtësinë.

"Janë boll 30 vjet, që ky vend të mbahet peng, në radhë të parë, nga një individ që plaket si mos më keq, por si s’ka më keq, prej 30 vitesh ka shaluar gjuhën shqipe dhe masakruar çdo normë sjelljeje në mexhlis, qysh nga ato të shkruarat në kanunin e Lekë Dukagjinit, tek ato të latuarat në librin e vlerave universale të demokracisë.

Janë boll 30 vjet, që ky vend thith gazin e prodhuar nga i njëjti individ që urrejtjen klasore me të cilën u farkëtua nën kudhrën e Partisë së Punës e eksportoi në Partinë Demokratike dhe e mbolli në çdo parcelë politike të Shqipërisë në formën e një urrejtjeje të verbër mes shqiptarëve, për shkak të politikës që pas 30 vitesh në rrugën e përpjekjeve në demokraci çudit planetin me djegie mandatesh parlamentare.

Janë boll 30 vjet, që i njëjti lider politik, në krye të së njëjtës parti, i cili si President i Republikës dogji Shqipërinë, duke e çuar në buzë të luftës civile, si shef opozite dogji Kryeministrinë, duke e sulmuar me antitank e me kallashnikov, nën synimin e verbër për të vrarë shefin e qeverisë dhe për të marrë pushtetin me dhunë, si kryeministër vrau dhe plagosi me armë zjarri protestues që armët e tyre më të rrezikshme kishin ristelat e pankartave të protestës, të vazhdojë sot të kërcënojë përsëri, me zjarr e flakë këtë popull, nga tmerri se mund t’i vijë më shpejt fletëthirrja e drejtësisë, sesa bileta e takimit me Shën Pjetrin.

Sot duan me çdo kusht ta bëjnë leckë në sytë e botës. I humbën zgjedhjet si në harados, edhe pse ishin në qeveri, Kapitulluan politikisht në parlament, e moralisht", tha shefi i mazhorancës para kandidatëe për kryebashkiakë të Partisë Socialist në garën elektorale të 30 qershorit.

1558171435_rama10.jpg

Ora 11:20
Rama: Nuk iki nga detyra! Kam nisur një luftë që nuk ka shans ta lë në mes (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama përsëriti disa herë me vendosmëri se nuk do të heqë dorë nga posti i tij, përsakohë ka marrë besimin e qytetarëve për një mandat të plotë, të cilin ai e quajti një luftë për të ndryshuar vendin, të cilën nuk do ta lë përgjysmë.

"Nuk e  mundim dot me zgjedhje, ndaj Rama ik. o burra të shpëtojëm vatanin, se kemi me vete edhe filxhanin. Të iki Rama që të qetësohen të marrasurit për pushtet. Por është hap pas, nga nisi rruga jonë e vështirë. Unë nuk i iki kësaj detyre se në çdo drejtim kam nisur një luftë që nuk ka shans ta lë në mes, ku përballem me probleme dhe ku nuk i gëzohem dot një arritje reale, se buuum ballafaqohem me një problem real. Një luftë ku një herë marr frymë i lehtësuar kur zgjidh hallin e një njeriu të zakonshëm, herën tjetër mezi mbushem me frymë kur dikujt i është cënuar  e drejta", tha Rama.

Ora 11:10
Rama: Opozita mund t'i kishte fituar disa bashki, por zgjodhën rrugën e disfatës!

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur për të vijuar para me përgatitjet që 30 qershori t'i gjejë gati të gjithë kandidatët për kryebashkiakë të Partisë Socialiste. Kryeministri nuk shprehu asnjë lëkundje nga 30 qershori, duke thënë se nuk mund të dalë në shkelje të kushtetutës. Rama ju drejtua kandidatëve, disa prej të cilëve kryebashkiakë aktual të konfirmuar për një garë të dytë elektorale, të bëjnë fushatë sikur përball tyre të kishin kundërshtarë. Ajo që duhet arritur në këtë fushatë intensive - tha shefi i mazhorancës - janë kontaktet me njerëzit. Rama tha se ishte zgjedhje e opozitës joparlamentare për të mos marrë pjesë në zgjedhje, ku edhe mund të kishte fituar disa bashki, por se ai vetë nuk do të lejojë që procesi zgjedhor të merret peng.

"Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. 30 qershori nuk është një datë si gjithë të tjerat por datë e përcaktuar sipas kushtetutës për të dëgjuar popullin Sovran për vlerësimin e fertave elektorale në 61 bashkitë e vendit.

Oferta jonë është e plotë, 61 kandidatë dhe kandidate e 61 lista për këshilltarë që do të çelin më 31 maj rrugëtimin drejt 31 qershorit. Në vend të një humbje me nder ku me siguri mund t’i fitonin disa bashki, kundërshtarët zgjodhën qederin për Shqipërinë, që do tu mbetet bashkë me turpin në derë.

Për shkak të ikjes së tyre nga rruga kushtetuese e zgjedhjeve dhe frikës së tyre për ballafaqimin me ne, në një pjesë të bashkive do ketë vetëm një kandidatë por do ketë fushatë intensive si asnjëherë më parë duke nisur nga kontaktet me njerëzit.

Do shpenzojmë të gjitha energjitë tona kur do kemi kandidatë përballë.  Edhe në ato bashki objektivi jonë është jo thjesht të fitojmë ato bashki port ë realizojmë numrin më të madh të kontakteve njerëzore", tha Rama.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 18/05/2019 22:59

    Berish ka me djeg tan qendrat e. Votimit

    Përgjigju
  • CaBone: 18/05/2019 21:04

    As nje leshim Z. KM. Po asnje fare der ne 20121 hahahah. Ju ndoqa me vemendje te opinioni para disa netesh dhe me plot fjalen je gangsterr, ashtu mbaje dhe mos ndrysho per njeri dhe per asgje. Vetem nje kshill miqsore kisha per ju qe mos bieni ne nivel me Andi Bejtjan e ato dallkauket tjer sepse nuk ja vlen. Je politikani me atdhe dashes, ky eshte mendimi personal dhe shpresoj mos te shqetsohet dikush tjeter mga Van Damet e chateve. Po u ofendua njeri nuk eshte se me plas kokrra ka..rit. Respekte gjithmon per ju KM. Rrofte Shqipria jon e dashur e Shqiptarve. ✌️✌️✌️

    Përgjigju
  • sapa: 18/05/2019 18:27

    Cfare lufte more shoku?kunder hajduteve te energjise elektrike?ke gjashte vjet vetem leh dhe asgje nuk ben dot.Kjo quhet PAAFTESI si dhe asnje te drejte moreale te denosh njeri se jeni vete te dhjere koke e kembe!

    Përgjigju
  • Dory: 18/05/2019 18:16

    Ske pse te ikesh se thote basha ty te ka zgjedhur populli

    Përgjigju
  • Drejtësia po vje: 18/05/2019 17:55

    do të vij nji dit që rama do të ik,por ajo dit që të vij lulashi ska me ardh KURRË,,mos i mbani syt kot si laraska që shikonte ato të demit kur tundeshin dhe thoshte ;nji dit do bien

    Përgjigju
  • Era e Jonit: 18/05/2019 14:56

    Po mire mo të marrin vizë ruse dhe kineze se edhe drogaxhi edhe vidh me thasë edhe tall zogun nuk do ta mbajmë ramen vetëm se do amerika... ka fillu të mbaje erë edhe politika amerikane ketu

    Përgjigju
  • Loni: 18/05/2019 14:17

    Z Rama shpresoj shum mos ju pacim.

    Përgjigju
  • Poku: 18/05/2019 11:38

    Zoti kryeminister mos e ler vendin ne duart e barbareve po e moren shqiperia do kthehet ne sketer do kthehemi perseri ne mejhane

    Përgjigju
    • Robshi kurveleshit: 18/05/2019 22:12

      @Robshi@: Je fytyra e vertete e rilindjes tipik që fshihet pas spoteve të lali erit si mbjellës pemësh nga ana tjeter realisht je pasqyrë e komentit që ke shkruar vulgar në maksimum dhe abuzues fondesh... kur të ikni do e kuptoje populli sa investim i gabuar jeni... ndërkohë ikën 6 vite asgjeberes... se ka me fajin sala tashmë ka filluar ta ketë luli...yyytttt

    • Mire: 18/05/2019 21:24

      Rama nuk ka pse te iki keshtu e ka lulashi ik ti se ri une prandaj i dogjen msndatet se donin te bllokonin shtetin tuuurp per fashistat

    • Robshi:@: 18/05/2019 18:34

      rama duhet te iki se thone keta qe na hiqen si demokrat e ide fashiste.keta jane aq fashist sa nuk e kan iden.por si te iki o te ikshin dhe ato pak tru te shplara me uje shqupi???se thoni ju??/se thone 1000 apo 100 mije??po jeni o robsh q kaq demokrat apo jeni fashista qe doni te beni ligjin se jeni moter q dhe ju duhet pusht -et me pahir/./.?/?perse duhet te iki more robsh ku ti kini 400 breza.?/ne demokraci o moeter q ikin qeverit me vote te popullit dhe mos flisni ju moter q per vjedhje.se ju moter q ishit ata qe ndryshonti kutit me votat e moter q tuaj.vetem ju nxirrni me shume vota se votues.na keni rene per pjese ju te trashet e kombit

    • Robshi: 18/05/2019 14:53

      Të lutem zoti kryeministër mos ik se me heqin nga dogana po ike... Rama ik merr me vete dhe ket doganierin komentues

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Protesta e opozitës, bllokon nyjet kryesore të Tiranës, Bardhi përplaset me policin: Na garantoni tubimin, ju devijoni trafikun

LIVE- Protesta e opozitës, bllokon nyjet kryesore të Tiranës, Bardhi përplaset me policin: Na garantoni tubimin, ju devijoni trafikun