Themelko kandidat për bashkinë Pustec, Bollano provon për këshillin bashkiak në Himarë

Themelko kandidat për bashkinë Pustec, Bollano provon për këshillin bashkiak në Himarë

Vasillaq Bollano dhe Edmond Themelko

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të diel do të ketë në rendin e ditës edhe verifikimet e deklarimeve të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe për anëtarët e këshillit bashkiak.

Në këtë mbledhje do të verifikohen kandidatët për këshillin bashkiak të Himarës, Vasillaq Harilla Bollano i cili është kandidat i pavarur për këtë post si dhe Silva Jorgji Burbo, po kështu kandidate e pavarur. Ndërsa për këshillin bashkia të bashkisë së Elbasanit do të verifikohet kandidati i pavarur Albert  Shopi.

Ndërkohë në këtë mbledhje KQZ do të bëjë edhe verifikimin e dy kandidatëve për bashkitë Pustec dhe Berat. Konkretisht për bashkinë Pustec, kandidon nën siglën e Partise Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, Edmond Themelko, ndërsa kandidati i pavarur për bashkinë e Beratit që do të verifikohet është Plarent Aleksi.

Edmond Themelko është aktualisht kryetar i bashkisë Pustec nën siglën e PS-së ndërsa në këto zgjedhje ai kandidon si kandidat i partise Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën