Bollino: Bllofi i Zhejit dhe gafa
me fotot e përgjuesit të Tahirit

Bollino: Bllofi i Zhejit dhe gafa<br />me fotot e përgjuesit të Tahirit
Gazetari Carlo Bollino ka reaguar lidhur me debatin e shpërthyer në media për ekzistencën e një videoregjistrimi të një anëtari të kabinetit qeveritar. Bollino shkruan në Facebook se analisti Artur Zheji doli bllof me fotot e paraqitura një natë më parë, gafë e cila u shoqërua sot gjatë ditës edhe nga një media vizive, e cila gjithashtu paraqiti foto të rreme kinse të përgjuesit të gjetur në zyrën Tahirit. Sipas Bollinos, fotot e ABC News nuk tregojnë një cmika, por një koponent elektronik i cili shërben si rregullator i energjisë elektrike. "Pas fotove bllof, të paraqitura dje në darkë nga Artur Zheji në një televizion kombëtar, duke i prezantuar si pamjet e para të nxjerra nga një seks-video hipotetike, me të cilën opozita po përpiqet prej disa ditësh të shantazhojë qeverinë, sot i njëjti televizion transmetoi një foto blof të dytë. Kësaj here bëhet fjalë për çimkën e gjetur në zyrën e sekretares së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pikërisht si edhe në rastin e fotove false të Zhejit, edhe fotot e ABC News-it janë të rreme: ajo, çka televizioni e paraqet si një çimkë, në të vërtetë është një qark i zakonshëm i integruar, që kushton pak më shumë se një euro dhe që shërben për të rregulluar tensionin e energjisë elektrike për elektroshtëpiaket në banesa. Kjo është sikur të tregosh një rrotë automjeti dhe të thuash: ja makina!", shkruan Bollino.

pergjuesi

pergjuesi

(Foto e parë është marrë nga një katalog elektronik në web, foto e dytë "çimka" sipas ABC News). 
 
Ai thekson se problemi nuk qëndron aq në faktin se ndonjë gazetar është i gatshëm për të sajuar scoop-e, vetëm e vetëm që të fitojë sadopak shikueshmëri, apo për të rritur ndonjë klikim të portalit të tij, por është pak më i gjerë se kaq.
 
"Problemi i vërtetë është tek obeziteti informativ, që po përjeton Shqipëria, mjafton një shpifje e një njeriu të vetëm për t’u transformuar në një lajm me përmasa kombëtare: kjo, pasi ajo shpifje kopjohet dhe riprodhohet në qindra media të tjera, të cilat, në mungesë të gazetarëve të vet, gjithnjë gjuajnë lajme të prodhuara nga të tjerë. E, më pas, kush nga lajmet është i vërtetë e kush jo, nuk i bëhet vonë kujt", thekson Bollino.
 
Gazetari Carlo Bollino evidenton gjithashtu se në vazhdën e sajimeve të lajmeve qëndron edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili insiston në këtë drejtim pavarësisht se ka dalë bllof jo pak herë.
 
"Mjafton të mendosh se lideri i opozitës Sali Berisha shet çdo ditë për të vërteta lajme krejtësisht të sajuara, por, edhe kur demaskohet, bën sikur s’ka ndodhur gjë dhe, në vend që të kërkojë ndjesë, rifillon të sajojë përsëri".
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj