Carlo Bollino: Bullizmi kundër gazetarëve dhe çensura që mbron Ilir Metën 

Carlo Bollino: Bullizmi kundër gazetarëve dhe çensura që mbron Ilir Metën 

Pjesa më e madhe e mediave dhe gazetarëve të rreshtuar në mbështetje të ish-qeveritarëve, për të bërë të besojnë se pozicioni i tyre është “parimor” dhe jo partiak, thonë se një gazetar i lirë duhet të jetë automatikisht kundër pushtetit. Por skandali i qindra nënshtetësive të dhëna nga Presidenti i Republikës Ilir Meta duke abuzuar me ligjin që lejon dhënien e pasaportës për “merita kombëtare”, i nxorri zbuluar shumë prej tyre. Papritur, edhe pse ndodheshin përballë një pushteti tjetër, atij të Kreut të shtetit i kapur duke shkelur ligjin, gazetarët opozitarë heshtën. 

Mjafton një verifikim në Google për të kuptuar se skandali i nënshtetësive është fshehur nga të paktën 90 përqind e mediave shqiptare, dhe nëse ndonjë prej tyre ka shkruar e ka bërë vetëm për t’i dhënë zë mbrojtje Presidentit. Kjo rrethanë, lehtësisht e dokumentueshme, vë në dritë jo vetëm natyrën partiake dhe selektive të pjesës më të madhe të mediave të ashtuquajtura opozitare, por tregon mbi të gjitha se si do të ishte bota e informacionit nëse ish-qeveritarët që këto media mbështesin, do të ktheheshin në pushtet. Kush ka jetuar në Shqipëri në këto 25 vitet e fundit si unë, nuk do ta ketë vështirë të kujtojë se si Partia Demokratike sillej me gazetarët dhe servilizmin që gati gjithe mediat ia dedikonin. Një servilizëm që jo vetëm fshihte qindra skandale, por që heshti edhe përballë masakrës së 21 janarit, kur të gjithë televizionet fshehën skenën që tregonin gardën që vriste 4 protestuesit, për t’i dhënë hapsirë versionit të regjimit sipas te cilit kishin vrarë njëri-tjetrin me çadra pistoletë. Vetëm News24 (në atë kohë) theu murin e mbylljes së gojës. Edhe ndonjë gazetar “investigativ” që më pas përvetësoi në mënyrë të pamerituar kurajon e atij denoncimi, kishte në të vërtetë “harruar” në xhep pamjet dokumentuese (për t’i përdorur më pas për ndonjë shkëmbim?), duke e preferuar të kalonte kohën nëpër lokale duke pirë, në vend që të kthehej urgjentisht në redaksi për t’i transmetuar si do të duhej të kishte bërë. Nëse sot e përgjithshmja është kush ta sulmojë qeverinë i pari, në atë kohë kur Berisha dhe Basha ishin në pushtet, ishte gara se kush sulmon i fundit.  

Sot opozita gëzon një mbështetje të mediave krahasueshme me mbështetjen që gëzonte Berisha kur ishte në pushtet. Nëse përjashtohen 3 apo 4 analistë, dy televizione dhe ndonjë portal që ka ende kurajon të kritikojë ish-qeveritarët, jo vetëm për aksionin e tyre politik të paaftë të sotëm, por mbi të gjitha, për fajet e të kaluarës së tyre të mbetura të pandëshkuara, pjesa dermuese e mediave të tjera janë te perfshire në fushata të vazhdueshme mediatike kundër qeverisë. Kjo, nga këndvështrimi i demokracisë është një fakt pozitiv dhe do të ishte mirë që edhe Komisioni Europian ta merrte në konsideratë në ''progres raportin për anëtarsimin' në vend që të tregojë një liri shtypi në rrezik, që për fat (me mbi 1000 portale, dhjetëra mijëra haters neper media sociale, 50 televizione mes të cilave 7 informative, 30 gazetat të përditshme dhe asnjë rregull) është një kërcënim që nuk ekziston. Por heshtja masive mediatike përballë skandalit të nënshtetësive të Ilir Metës, tregon anën tjetër të medaljes: nëse mediat që denoncojnë skandalet e Ramës, heshtin përballë skandaleve të Metës, bie teorema e shtypit të lirë që lufton korrupsionin dhe misioni intelektual për të goditur kë është në pushtet. Konformizmi i përgjhitshëm i mediave në mbrojtje të gënjeshtrave të Berishës, është identik me heshtjen sot përballë skandalit të Ilir Metës. Cfarë ndodh atëherë? Shpjegimi i fenomenit është i thjeshtë: Frika! 

Edi Rama, ndryshe nga fama e tij, nuk frikëson askënd dhe për këtë arsye ka gati kundër gjithë portalet. Gazetarët kur janë ende studente stërviten në fakultetin e Artan Fugës dhe Mark Markut se si të vënë përpara me fyerje kryeministrin dhe nuk ka debate televizive ku të mos jenë të paktën 2 të tretat e të ftuarve që fyejnë personalisht Edi Ramën me epitete dhe gënjeshtra të çdo lloji dhe duke i drejtuar gishtin. Skandali shpërthen vetëm atëherë kur ai guxon të vetëmbrohet. Cili dikator i vërtetë do ta lejonte? Sigurisht nuk e kanë lejuar kurrë dhe nuk e lejojnë edhe sot e kësaj dite as Lulzim Basha, as Sali Berisha. 

Edi Rama ka mbajtur në marrëdhenie me shtypin një sjellje sfiduese, ndonjëherë përbuzëse e deri diku irrituese, por asnjëherë shpifese dhe kërcënuese, e mbi të gjitha asnjëherë personale. Nderkohë të kritikosh Sali Berishën, Lulzim Bashën ose çdo eksponent tjetër të Partisë Demokratike ekspozon gazetarët përballë një linçimi publik të përbërë nga epitete dhe shpifje deri edhe familjeve, kërcënime hakmarrjesh të ardhshme, veprime stalkerash e përndjekësish në mediat sociale, dhe fushata shpifjesh deleguar shpesh gazetareve te tjerë nëpërmjet aksionesh të mirëfillta bulizmi. Sa gazetarë, analistë të konsumuar apo profesionistë të rinj, janë të gatshëm të përballojnë gjithë këtë? Sa nga familjet e tyre (prindër, bashkëshortë, fëmijë apo motra e vëllezër) janë të gatshëm të ndajnë këtë rrezik? Pak, shumë pak, tashmë gati asnjë. Në botën shumë të gjërë të “gazetarëve opozitarë” ka me siguri ndonjë që beson sinqerisht në atë që thotë, të tjerë që flasin me urrejtje personale, por shumica e kolegëve tanë e gjen më me vend t’i përshtatet “modës” së shpifjes, duke iu ofruar në mënyrë të pamenduar një maskë edhe atyre që e bëjnë për interesa personale dhe financiare. Ne fakt bulizmi mes gazetarëve po shndërrohet tashmë dhe si profesion, me gazetarë të paguar për të sulmuar gazetarë të tjerë (sjellje që në botën perëndimore dënohet nga kodi deontologjik i profesionit),  ndërsa sulmet e këtyre orëve nga ana e Partisë Demokratike kundër Jozefina Topallit konfirmojnë se bulizmi politik nuk praktikohet vetëm ndaj mediave, por ndaj cilido zë kritik. 

Përmasa e bashkëpunimit të pamoralshëm midis politikanëve dhe gazetarëve në metodën e bullizmit gjen konfirmim në indiferencën e përgjithshme nga ana e vetë gazetarëve ndaj kolegëve të sulmuar si në rastin e fundit të sulmeve ndaj kolegut Adriatik Doçi, ku ata mbrojtën jo kolegun, por sulmuesit e tij. 

Ilir Meta, me të mbyllur ndërmarrjen e tij “Qetësi dhe Dashuri sh.p.k.”, ka vendosur të sipërmarrë të njëjtën strategji agresiviteti si formë vetëmbrojtje. Linçimi i pak gazetarëve që e kritikojnë dhe shpërblimi i atyre që heshtin, shërben të frikësojë kritikët dhe t’u mbajë gojën mbyllur të gjithë të tjerëve. Heshtja e përgjithshme mbi skandalin e nënshtetësisë tregon se bulizmi ndaj gazetarëve prodhon censurën e nevojshme. Por loja tashmë është kaq e vjetër dhe e zbuluar saqë njerëzit e kanë kuptuar dhe kjo shpjegon se përse vazhdon të rritet neveria dhe mosbesimi i opinionit publik ndaj gazetarëve, ndërsa pëlqimi ndaj kryeministrit nuk bie në sondazhe, siç fushatat e pandërprera kundër tij duan të bëjnë të mendojmë.  

Në këtë mënyrë bullizmi kundër gazetarëve shërben vetëm për të vrarë besueshmërinë ndaj kategorisë sonë, e paaftë të distancohet nga metoda e shpifjes, dhe të shpëtojë qeverinë në pushtet, pra totalisht të kundërtën e asaj që bullistët shpresojnë të arrijnë.  

xy/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I like: 31/10/2020 11:30

    rrofsh sa malet z.bollino je 1shi !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • TA RRRAS LALA SONE: 30/10/2020 14:41

    Karllo Bollino je një njeri BRILANT një BURR TRIM. Me një fjal je një njeri i rall një intelektual një njeri me kurajo e ti si Italjan po bën 1000 her më shum pun për kombin Shqiptar. Ti nuk je si qen peka që sh*ërdhen dhe nonën e vet për lek po je BURR i vërtet e njeri i rall. Ti po i jep me fakte të pa kundërshtushme gjërt e kta qent e partis antishqiptare pd wc nuk kan çfar të thon e vetëm lefin e vën majmun si klodjana lala të ciret. Po ti vazhdo me drejtësin tënde se je i nderuar mor BURR ZOTNI.

    Përgjigju
  • redi: 30/10/2020 06:48

    Zoti Karlo analiza juaj mbi median dhe pushtetin eshte e sajte dhe reale.Sit opinioni publik sgqiptar nuk eshte i njejte me ate te viteve 90 ,por ka evoluar duke e njohur shume mire demokracine dhe aktiret qe e perbejne ate.Gazetari Doci kreu nje investigim dhe vazuar ne ptova te pakundertyeshme e botou atedhe se cfar mendojne dusa pseudo analiste qe jane bere si gore militante populli nuk e ja problem.Medua e sotme eshte ne pozicion te veshtire ku me teper dominon fake news dhe servilizmi ,prandaj e certeta gazetaresje luftohet.Por megjithate privat jane ato qe e zbukurojne neduan reale qe simpatuzihet nga shumica e popullit Doci sot eshte ne balle te luftes per meduan e lire ku "unioni i gazetareve" nuk doli fare ne mbrotje te tij

    Përgjigju
  • Tironci: 29/10/2020 21:39

    Shkrim brilant!bravo Karlo! Je gazetari me i afte dhe me i pregatituri dhe asnjenes,por 90% e gazetareve siç shkruan ti me lart jane gjith byth qi** dhe byth lepirsa dhe frigacake qe partia demokratike me banditet qe ka i sakaton per mendim kundra PDse,dhe militante te ndyre.

    Përgjigju
  • A...Zh: 29/10/2020 21:18

    Bollino eshte shenderruar ne nje misionar ne kete vend.

    Përgjigju
  • Tami: 29/10/2020 21:00

    I lexoj shkrimet tuaja me shume kenaqesi, sepse jeni teper profesional, i vertete, kurajoz dhe shume trim. Respekt per kete gazetar brilant!

    Përgjigju
  • Boiken: 29/10/2020 19:42

    Karlo besoj se shkrimet e tuaja jane me te lexuarat nga shqiptaret.

    Përgjigju
  • Erik: 29/10/2020 19:31

    Do jetosh me te keqen Carlo, s’ke ç’ben. Me e peshtira eshte kur thone qe Rama ka blere gjithe mediat, nderkohe qe 70% e tyre flene ne preherin e Berishes dhe Metes.

    Përgjigju
    • Itali.Emigrant: 29/10/2020 20:23

      Me punen tende z.Carlo do mbetesh ne mendjen dhe zemren e cdo Shqiptari te ndershem qe do te largohet nje ore e me pare nga llumi dhe pashalleku i tipit President.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja