Carlo Bollino: Po atëherë, nëse Alibeaj nuk do të garojë si PD më 14 maj, pse nuk ia dhuron vulën Sali Berishës?

Carlo Bollino: Po atëherë, nëse Alibeaj nuk do të garojë si PD më 14 maj, pse nuk ia dhuron vulën Sali Berishës?

Pasi KQZ, ashtu siç parashikohej, refuzoi kërkesën e regjistrimit të paraqitur nga Sali Berisha, duke ia hapur dyert kërkesës së regjistrimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj, papritur zbulohet se edhe kjo PD rrezikon të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore. KQZ ka kërkuar që të plotësohet dokumentacioni me një deklaratë solemne kundër manipulimeve elektorale, që duhet të firmoset me domosdoshmëri nga kryetari i partisë dhe jo nga një i deleguar i tij, siç mund të bëhet me dokumentet e tjera. Kjo deklaratë solemne është futur në kodin elektoral me reformën e vitit 2020 të votuar edhe nga PD. Sipas KQZ-së është Lulzim Basha kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, ndaj i takon atij të firmosë këtë dokument. Eshtë një formalitet i thjeshtë, e megjithatë, në mënyrë të pabesueshme sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi bëri një deklaratë zyrtare me të cilën refuzon kërkesën e KQZ-së duke thënë se dokumentet e dorëzuara janë të mjaftueshme dhe se nuk duhen të tjera. 

Kjo është kultura e PD-së berishiane që mesa duket i mbijeton edhe vetë Berishës dhe që pretendon t’i japë lojtarëve të vet edhe rolin e arbitrit. Sipas Ilirjan Celibashit çështja nuk mund të kalohet lehtë: deklarata solemne e paraqitur në KQZ me firmën e Enkelejd Alibeajt nuk ka asnjë vlerë sepse duhet pikërisht firma e Lulzim Bashës dhe ka lënë 48 orë kohë për ta dorëzuar. Nëse ai dokument nuk dorëzohet, edhe PD-ja e Bashës dhe Alibeajt, gati me siguri do të mbetet jashtë zgjedhjeve administrative të 14 majit.  

Pozicioni i Gazmend Bardhit (që supozojmë se është ndarë dhe konsultuar me kupolën e partisë së tij) mbetet i pakuptueshme dhe grotesk. Nëse PD e lë veten të përjashtohet nga zgjedhjet për faj të një shkelje formale lehtësisht të tejkalueshme (një qëndrim që duket gati një kapriço), përse prej dy vitesh luftojnë në një betejë të egër dhe ligjore për të kontrolluar partinë? Apo kemi të bëjmë me ndonjë shantazh të panjohur alla Berishë që i detyron të bëjnë këtë hap? Ose ndoshta, përtej luftës zyrtare kundër Berishës, tashmë ekziston edhe një luftë e ftohtë kundër Luzlim Bashës nga brenda grupit të vet dhe asnjë nuk do ta ringjallë as vetëm nëpërmjet një firme formale?

Prej kohësh në fakt dietrologët e politikës hipotizonin se as PD e Enkelejd Alibejat nuk do të merrte pjesë në zgjedhje dhe kjo vetëm për të shmangur numërimin e votave të marra me 14 maj që mund të certifikojnë në këtë mënyrë për herë të dytë (pas 6 marsit) se është Sali Berisha ai që kontrollon elektoratin e partisë. Atëherë për çfarë shërbeu marrja e vulës së një partie nëse nuk përdoret për të marrë pjesë në zgjedhje? Nëse as Bashës, Bardhit dhe Alibeajt nuk iu intereson të garojnë me Partinë Demokratike nga frika e humbjes, atëherë pse nuk ja dorëzojnë vulën Sali Berishës dhe t’i japin fund këtij teatri? Duket sikur edhe për ta vlen principi i zakonshëm fëminor se e rëndësishme është t’i hiqet partia Sali Berishës dhe jo të mundet Edi Rama. Nëse do të ishte hipoteza e shantazhit apo kërcënimeve, situata do të ishte më serioze dhe e rëndë. 

Partitë ndonjëherë lindin e ndonjëherë vdesin. Fundi i një partie nuk është fundi i pluralizmit dhe pra, demokracia shqiptare do të mbijetojë pa diskutim. Ka akoma disa orë kohë për të sqaruar situatën. Por nga kjo sjellje e lidershipit të vjetër dhe të ri, Partia Demokratike është e destinuar të vdesë, siç ndodh me cilëndo skuadër që zgjedh të mos marrë pjesë me në kampionat. Populli opozitar meriton më shumë.

xy/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilirjan: 10/03/2023 23:16

    Shqiperia eshte pa alternative pushteti. Duhet themeluar nje opozite e re, pa karavidhet e dekompozuara, mbetje te PD. Le te veteperjashtohen sepse nuk vlejne per asgje. Vetem deme i kane sjelle shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja