Bollino: Sekti i “gazetarëve-bombë-investigativë” si dëm fatal për median 

Bollino: Sekti i “gazetarëve-bombë-investigativë” si dëm fatal për median 

Po marr spunto nga artikulli i Edmond Harizajt, i cili me kurajo krahason gazetarinë e sotme investigative (shqiptare) me “thashetheme investigative”. Them “me kurajo” pasi të ashtuquajturit gazetarë investigativë janë transformuar tashmë në një lloj sekti inkuizitorësh të paprekshëm, të shndërruar edhe më arrogantë se politikanët, sepse, nëse politikanët kanë gazetarët që i ndjekin e vëzhgojnë, inkuizitorët-investigativë nuk kanë askënd. Askush nuk guxon ti sfidojë, as SPAK që do të kishte edhe material për të hetuar ndonjërin prej tyre. Nëse dikush i prek, inkuizitorët reagojnë në kope, si hijenat në savanë, duke u turrur të gjithë bashkë ndaj kundërshtarit që guxon t’i verë në diskutim. Një kope që jo rrallë gjen mbështetje edhe tek politika.  

Duke abuzuar me lirinë e shtypit (dhe në emër të saj), ky sekt “gazetarësh” hipnotizon opinionin publik me rrëfimet e tyre bombastike (në web dhe fatkeqësisht dhe nëpër televizione) gati gjithnjë të bazuara mbi hipoteza personale, informacione false dhe të paplota, paragjykime politike dhe, si me të drejtë shkruan Harizaj, mbi thashetheme. Të hipnotizuar mbeten shpesh edhe kolegë të rinj të këtyre inkuizitorëve, që, të lidhur e të paguar në të zezë pas kompjuterave të mijëra portaleve, ëndërrojnë që një ditë të bëhen influentë (dhe të pasur) si ata, dhe ndërkohë nuk hezitojnë të përkufizojnë çdo broçkullë të shpikur prej “investiguesve” si “bombë” që e shpërthejnë pa asnjë vetëdije nga faqet e tyre digjitale.  

Lexuesit janë të ndarë në dy kategori të mëdha: një pjesë i beson dhe shpesh ripublikon në hapsirat e veta të social media të njëjtat broçkulla, duke kontribuuar në këtë mënyrë në ndotjen e përgjithshme të së vërtetës. Një pjesë tjetër (shumica) nuk i beson dhe i konsideron palaço, por fakti që zënë kaq shumë hapsirë në botën e mediave, e bën qeshark në sytë e tyre dhe pak të besueshëm gjithë sistemin e informacionit. Pra, këta inkuizitorë pa prova dhe dokumente, janë një nga faktorët e deligjitimimit të përgjithshëm nga i cili vuan prej vitesh gazetaria shqiptare. 

Lista e broçkullave të nxjerra nga këta gazetarë “super të informuar” është e pafundë. Edmond Harizaj kishte mbetur i habitur nga ato që tregohen prej javësh rreth zhdukjes së Ervis Martinajt, nga i cili, dikush ka mundur të llogarisë saktësisht edhe vlerën e pasurisë personale pa mundur të tregojë as edhe një copë dokumenti të vetëm (as ndonjë verifikim bankar), ndërsa të tjerë përshkruanin ekzekutimin dhe kasaphanën, pa qenë sigurisht të pranishëm dhe pa patur provë ende që Ervis Martinaj është vrarë në të vërtetë. Kush si unë, që vëzhgon prej vitesh këtë fenomen katastrofik për besueshmërinë e profesionit tonë, shembuj do të kishte me mijëra të tjerë, duke nisur që nga seria e telefonatave fantazmë apo sms bombastike të referuara “vetëm” 5 vite me vonesë! 

Natyrisht që gazetarë seriozë ka, edhe mes gazetarëve investigativë, por mundi i tyre për të verifikuar lajmet dhe për të dokumentuar faktet para se ti publikojnë, tretet dhe zhduket në detin e gënjeshtrave eksplozive që inkuizitorët lëshojnë përditë. Të shpikësh një lajm është më pak e lodhshme se ta verifikosh, dhe e vërteta nuk është kurrë aq eksituese dhe e ekzagjeruar sa një gënjeshtër e menduar mirë.  

Por, a ekziston një antidotë kundër këtij helmi vdekjeprurës për informacionin? Sigurisht që po, por me kushtin që të përfshiheni të gjithë. Drejtuesit televizivë duhet të heqin dorë nga një ngritje audience dhe të shmangin të ftojnë këta bombardues-llafesh në emisionet e tyre me kushtin që çdo fakt i referuar të jetë i dokumentuar, ndërsa sa thuhet e padokumentuar të nënvizohet si opinion personal i paverifikuar. I njëjti rregull duhet të vlejë edhe për portalet: deklarata e një gazetari nuk mund të jetë kurrë “një bombë” nëse nuk shoqërohet me një fakt që e dokumenton. Do të mjaftonte të mos ripublikoheshin opinionet fantazioze të gazetarëve investigativë pa dokumente, për të pastruar edhe webin (të paktën portalet e besueshme dhe profesionale) nga një det idiotësish. Por natyrisht, armën më të fortë nga të gjithë e kanë lexuesit, përfshi edhe ata të social mediave: do të mjaftonte të mos klikonin këta artikuj e të ndryshojnë kanal televiziv sa herë që këta rrëfyes historish janë protagonistë pa pasur asnjë provë në dorë. Ideali është t’u bëhet bllok dhe profileve të tyre në mediat sociale.  

Vorbulla e gënjeshtrave ushqehet pikërisht nga suksesi që prodhojnë. Nëse secili prej nesh do të reshtte të kontribuonte “për kuriozitet” duke ushqyer këtë sistem pervers dizinformacioni, gazetarët e rremë investigativë do të shuheshin në vetminë dhe indiferencën që meritojnë. 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polici: 01/09/2022 22:57

    I pari qe kish reaguar nga ky shkrim ish Artan Hoxha qe si injorant dhe fshatar qe eshte dhe i paditur pranonte sa ua ke qendisur ketyre te korruptuarve. I ka djegur shume kjo gje sepse jeni i vetmi qe keni personalitetin dhe besueshmerine per tua cjerre masken lojerave te piseta te tyre. Sonte i kish mbledhur si ne nje mejhane Blendi Fevziu dhe dukeshin te tredhur, por vazhdojne me brockullat e tyre. E fika televizorin se per pak do ta thyeja me gomarlleqet qe shqipetojne.

    Përgjigju
  • Iris: 01/09/2022 03:25

    Z.Bollino,sot gazetaria ne Shqiperi eshte misherim i fjaleve te shprehura nga Charles Foster Kane tek filmi /Citizen Kane/-<< You provide the prose poems,I'll provide the war>>.

    Përgjigju
  • drini: 31/08/2022 18:09

    Carlo falemnderit qe u hap syte lexuesve, i ben ata te ndergjegjshem per keta shpikes dhe trillues lajmesh. Por shkrime dhe opozite ketyre te ashtuquajtureve gaze tare investigativ duhet tu bejne me gazetare si Edmond Harizaj dhe ju Carlo

    Përgjigju
  • Xhike Kyçi: 31/08/2022 17:16

    Bravo Karlo !

    Përgjigju
  • Irfan bregovic: 31/08/2022 08:02

    Sajmir kodra mbas bregut, dhe te tjere si puna atij, vene me shume gjoba se shullazi. Ka ardhur koha te behet nje hetim serioz per kete grup kriminal gjobvenes dhe korruptues.

    Përgjigju
  • Beso: 31/08/2022 01:07

    Mendoj se z. Karlo do ishte nje president i mire per Shqiperine.

    Përgjigju
  • Tami: 30/08/2022 20:44

    Llapaqenia K.Lala eshte prototipi dhe ushqen kete sistem pervers disinformacioni. Dhe eshte e sakte kjo qe shkruan komentuesi,qe keta lloj gazetare flasin me kode me bandat, nuk ka tjeter spiegim. Fjala e z.Bollino ze peshe ne gazetarine e paster shqiptare. Respekte.

    Përgjigju
    • Gripi: 31/08/2022 09:29

      Klodiana rreshket ndonjehere por ne pergjithesi eshte e sakte sepse info-t i merr nga Agron Kulici ose banda e tij ne polici ose prokurori. Saimir Kodra eshte gjobevenes dhe askush nuk guxon te hetoje pasurine e tij ose financat e Sander Frangajt qe e paguan. Kemi gazetare te tjere delirante qe flasin brockulla sikur kane qene vete pjesemarres ne krim. Kemi gazetare qe paguhen ngs krimi. Kemi gszetare qe paguheh nga politika. Perse nuk hetohet Shkullaku psh? Me cfare parash e bleu vilin tek Tegu ky ish informatir i peshtire i sigurimit? Anal -istet e keqperdorur i heton kush per pasurine? Ky llum nga shqiperia me njerez te diplomuar si militante tek Kristalet, zhduket vetem po te filloje viti 0.

  • Jaho: 30/08/2022 17:22

    Mire e ka Karlo, po keta “investigativet” jahe te gjithe sharlatane, sidomos llapaqenia Klodiana Lala qe i di te gjitha e te mbyt ne studio me peshtyme po ta kundershtosh.

    Përgjigju
    • Dakord: 30/08/2022 18:26

      E lexova me ëndje kete artikull. Ne mengjes kam lexuar edhe artikullin e shkurter te cilit i referoheni te edmondit. Ka qene para ca muajsh edhe nje emision pervelues i te ndjerit kastriot myftaraj kunder ketyre pseudo gazetareve. Nuk kam gje per te hequr apo shtuar as pike e as presje por kam nje dyshim qe nuk mund te rri pa e ndare me lexuesit. Mendoj qe keta gazetare jane te paguar nga bandat per te komunikuar me policet e korruptuar nepermjet ekranit me kode qe mos lene gjurme neper telefona se e dine qe rreziku i pergjimit eshte shume madh. Ndryshe nuk shpjegohet zelli i tyre.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia