Usain Bolt është rikonfirmuar në kampionatin botëror të Moskës si njeriu më i shpejtë në botë duke fituar medaljen e artë.

Pavarësisht shiut në momentin e garës më të shumë pritur të botërorit, 100 metrave për meshkuj,

xhamajkani Bolt ka justifikuar të gjithë pritshmëritë duke arritur i pari në finish. Xhamajkani arriti të përshkonte 100 metrat e Moskës për 9.77 sekonda,

nëse nuk do të kishte pasur reshje shiu mund të ishte edhe më afër dhe ndoshta thyer rekordin 9.58’ të vendosur në Londër.

Në vendin e dytë në garë është renditur Gatlin me 9.85 dhe i treti Carter 9.95. Kjo është medalja e parë e artë e Bolt, nga tre të cilat pretendon që të marrë duke thyer rekordin e Luis, për numrin e medaljeve në një kampionat botëror.