‘Bomba kimike’ Bonzai, eksperti në Report Tv: Efektet të paimagjinueshme, laborator prodhimi edhe në Shqipëri! Kanabisi mjekësor? Qytetarët të pyeten me referendum

“Bomba kimike” Bonzai, droga më “trend” që po qarkullon në vendin tonë, për ekspertin e sigurisë nga Italia, Fatjon Softa ka efekte të paimagjinueshme dhe të rrezikshme, që mund të çojnë deri në vdekjen e një personi.

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, eksperti tregoi se arsyeja pse kjo drogë është kaq agresive, janë elementët kimikë që i shtohen bimës në laborator.

“Fillimisht është përdorur në Turqi, pas viteve 2000. Tregtarët në ato kohë e quanin “jamaica”. Ajo ishte marihuanë e pastër e përzier me elementë kimikë që i japin shijen. Turqit e kanë importuar nga Belgjika dhe Holanda. Pas zbulimit të laboratorëve që tregtarëve të vegjël në Turqi, u çmontuan. Pas kësaj u fut një avancim i kësaj droge aritificiale që mori emrin Bonsai. Përdoren gjethe të thata të përziera me elementë kimikë. Kjo e bënë edhe agresive, i jep të gjitha elementet negative.  Bonzai është shumë i rrezikshme ka efekte të paimagjinueshme nga konsumi.”, tha ai.

Sipas tij kjo drogë prodhohet përmes laboratorëve edhe në Shqipëri, pasi është e thjesht dhe  nuk ka kosto.

“Droga prodhohet në laborator, të tillë ka edhe në Shqipëri. Ka plot njerëz që merren me drogë dhe kanë aftësi ekonomike. Formula e saj është mjaft e thjesht dhe e lirë, ndaj preferohet.”, tha ai.

Softa tha se Bonzai transmetohet shumë lehtë nga prodhuesi te konsumatori dhe mund të merret edhe përmes internetit. Sipas tij arsyeja pse më të prekurit nga kjo “pandemi” e re e drogës janë të rinjtë, ai tha së është një nga drogat më të lira.

“Është një nga drogat më të lehta për t’u transferuar nga prodhuesi-konsumatori. Një pjesë e saj është transmetuar edhe përmes internetit, postave inteligjente. Është lehtësisht e kalueshme nga pikat kufitare.  Arsyeja pse të rinjtë kanë “rënë preh” e Bonzait, është mungesa e informacionit që kanë rreth dograve dhe fakti që është shumë i lirë.”, u shpreh eksperti.

I pyetur lidhur me legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri, Softa tha se qytetarët duhet të pyeten me referendum dhe jo përmes këshillimit kombëtar.

“Situata do të dalë jashtë kontrollit, një gjë që ka qarkulluar, gjithmonë do të jetë në të dyja format edhe ilegale dhe legale. Nuk e kemi kulturë për ta ndarë këtë gjë.”, tha ai.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 25/04/2022 13:12

    Cna e keni bere kete ekspertin e sigurise Softa ju mediat, thua se ky është shpetimi i botës. Është e lehtë të flasesh para mikrofoneve e kamerave, por ky zoteria ekspert ta provoje bythen ne terren bashke me sherbimet policore per ta luftuar drogen. Por mjaftohet duke u marre me thashetheme e llafe pazari qe e instrumetalizoni ju mediat.

    Përgjigju
  • Ceco me bicak: 25/04/2022 13:06

    I thoni kryeministrit qe do te legalizoje kanabisin

    Përgjigju
    • Boti: 25/04/2022 14:19

      Po ceco po, se amerika, spanja,hollanda e plot te tjere jane budallenj Vetem ti dhe ky demek eksperti dolet te zgjuar

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë