Bomba në Legatën Sovjetike
dokumenti i ekzekutimit të martirëve
Më 19 shkurt 1951, organizata Bashkimi Shqiptar vendosi hedhjen e një sasie dinamiti në legatën sovjetike në Tiranë. Aksionin e kryen më 19 shkurt 1951 anëtarët e organizatës, Hysen Llulla dhe Qazim Laçi. I pari hodhi sasinë e dinamitit, ndërsa i dyti ngurroi.
Më 19 shkurt 1951, organizata Bashkimi Shqiptar vendosi hedhjen e një sasie dinamiti në legatën sovjetike në Tiranë. Aksionin e kryen më 19 shkurt 1951 anëtarët e organizatës, Hysen Llulla dhe Qazim Laçi. I pari hodhi sasinë e dinamitit, ndërsa i dyti ngurroi.
Duke mos ditur asgjë për ngjarjen, Sigurimi i Shtetit arrestoi apo akuzoi rreth 170 persona nga "kontingjenti armik". Në këtë listë ishin disa të arrestuar në fund të vitit 1950 dhe në shkurt 1951.
Duke qenë i paaftë nga pikëpamja operative dhe inteligjente për të zbuluar ngjarjen, Sigurimi, pas miratimit të Byrosë Politike, vendosi ekzekutimin e 22 personave nga tri listat që krijoi nga “elementi armik”. Në listën e parë ishin “agjentët e të huajve”; në të dytën ballistët, legalistët, pronarët dhe në të tretën “sabotatorët” ekonomikë.
Pasi u ekzekutuan në periferi të Tiranës, në rrugën Tiranë-Kavajë, afër fshatit Mënik, u përpilua një vendim gjyqësor nr.64, datë 27.2.1951, i Gjykatës së Lartë i cili dënoi me vdekje 22 persona.
Prej tyre, i vetmi që ka dosje formulare është Thoma Katundi. Dosjet formulare në ngarkim të 21 personave të tjerë të këtij procesi janë asgjësuar qysh atëherë. Për këtë arsye, i vetmi burim informacioni mbi datën e ekzekutimet e 22 personave, është dosja e Thomait.
Dosja mban numrin 4 në fondin arkivor të dosjeve operative dhe përbëhet prej 119 fletëve. Asnjëra prej tyre nuk ka të shënuar nivel klasifikimi. Dosja tregon përndjekjen e Thomait nga viti 1945 e deri në vitin 1951. Ai ndiqej sepse kishte punuar në SHBA, por edhe si “agjent francez”, ndërsa në dosje nuk ka asnjë provë që t’i vërtetojë sadopak këto dyshime.
Në dosje është ky shënim:
“Është paraqitur i rezervuar nga frika pse ka mësuar se një miku i tij ka qenë nën survejim. Ka hapur parulla dhe ka propaganduar kundër vendit tonë sepse çdo gjë në dyqane do ta marrësh me të vrarë (me radhë d.m.th. - shënim). Ka folur për jetën e mirë gjoja në Amerikë, ka përbuzur duke i quajtur gomarë ata që janë riatdhesuar nga Australia dhe Amerika në Shqipëri. U arrestua më 20.2.1951. Nuk foli asgjë. Më 25-26 shkurt 1951 u ekzekutua”.Relacionet rreth tij i ka nënshkruar zëvendëskryetari i Degës së 1-rë, Manol Milo. U mor në pyetje më 21.1.1951 nga toger Irfan Muharremi. Nuk u pyet për asnjë rast për dinamitin në legatën sovjetike. Bashkëlidhur faksimilja që tregon datën e ekzekutimit.
![faksimile](http://www.shqiptarja.com/foto/274874.jpg)
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.1%
-
Jo
19.2%
-
Ndoshta
11.7%
Vota total: 2301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli i Francës i jep fund beqarisë në Sarandë, fejohet me modelen nga Kosova
23 Korrik, 22:44
-
Divorci i bujshëm i sheikut, pasi e tradhtoi ai do t’i paguajë 3 mld dollarë ish- gruas
23 Korrik, 22:42
-
Përdhunuan në grup 23-vjeçaren shqiptare, Apeli lë në burg Robinhon! Ish-futbollisti pas hekurave në Brazil
23 Korrik, 22:34
-
Spahiu: 'Kapja e shtetit', Meta ndërtoi rrugë dhe ura për të shkuar tek vila e tij
23 Korrik, 22:30
-
U 'ringjall' sërish në Kupën e Amerikës, James Rodriguez dëshiron të kthehet në Evropë! Dikur vlente 80 milionë euro, sot vetëm 5
23 Korrik, 22:30
-
94 emigrantë viktima në Cutro, prokurorët italian: Tragjedia mund të shmangej! Ekipi la të gjallë në det
23 Korrik, 22:29
-
Hetimi pasuror ndaj familjes Berisha, Doçi: Është shtrirë edhe në Gjermani, transfretë 300 mijë euro e dyshimtë! Po zhvendosin pasurinë
23 Korrik, 22:28
-
Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501
23 Korrik, 22:16
-
Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza
23 Korrik, 22:07
-
Spahiu: Shkatërrimi bregdetit, filloi në 2006 kur “Fshatrat turistik” u shitën si apartamente
23 Korrik, 22:07
-
Vlorë/ Kundërshtuan forcat e policisë për të kryer kontroll, shoqërohen 3 persona (VIDEO)
23 Korrik, 21:56
-
Vila perandorake, Meçe në ‘Repolitix’: Berisha e Meta pronarët faktik të ‘Lura’! Doçi: Ish-kryeministri pastrim parash, sot familja më e pasur në Ballkan! Shkëlzeni e Argita sekserë
23 Korrik, 21:40