Bomba në mjetin e kosullatës
 "Anarkistët" marrin përgjegjësinë

Bomba në mjetin e kosullatës<br /> "Anarkistët" marrin përgjegjësinë<br>
Grupi “Anakristët” ka publikuar një deklatarë gjatë orëve të fundit duke marrë përsipër përgjegjësinë ndaj sulmit të automjetit personal të oficerit të Konsullatës së Shqipërisë në Selanik, Renaldo Ndoni, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës së kaluar.

Për këtë fakt është lajmëruar nga autoritetet policore të qytetit edhe Konsullata shqiptare.
Sipas njoftimit të mediave vendase, akti i vendosjes së një mase shpërthyese në automjetin me targa diplomatike CD 54-15 është kryer në shenjë solidaritetit ndaj grevës së urisë që ka shpallur i burgosuri anarkist, Kostas Jatzoglou.
Bëhet fjalë për 29-vjeçarin e arrestuar me akuzën që ka vendosur një pako bombe në makinën e ish-kryeministrit grek, Lukas Papadhimos, e cila pas shpërthimit ka shkaktuar edhe plagosjen e tij. Jatzoglou ndodhet në ditën e nëntë të grevës së urisë.

Prej disa ditësh janë arrestuar disa persona në Athinë dhe Selanik të lidhur me sulme të marra përsipër nga grupi “Anarkistët”.
Pavarësisht marrjes së përgjegjësisë për sulmin ndaj automjetit të zyrtarit shqiptar organet policore kanë deklaruar se hetimi për gjetjen e autorëve vazhdon.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut