Leo Messi mund të qëndrojë tek Barcelona. Shanset që kapiteni të qëndrojë tek blaugranët janë shumë të mëdha dhe ajo që e bën me dije këtë lajm është argjentinasja TyC Sports.
Sipas kësaj media në Argjentinë që ishte e para që dha lajmin për dëshirën e Messit të largohej nga Barcelona numri 10 katalanas pas takimit të djeshëm mes babait të Messit dhe presidentit të Barcelonës Bartomeu që nuk prodhoi rezultat sulmuesi ka vendosur që të qëndrojë në “Camp Nou”.
Shanset që lojtari më i mirë në botë të qëndrojë në Katalonjë janë 90% . Gazetari Martin Arevalo që ishte i pari që zbuloi burofax-in me të cilin Messi i bëri me dije Barcelonës që do të largohet ka deklaruar se: Messi po e vlerëson seriozisht mundësinë për të qëndruar edhe një vit tjetër dhe të përfundojë kontratën dhe me 90% do të qëndrojë. Sot mund të vijë edhe vendimi përfundimtar dhe kontrata e “Pleshtit” me katalanasit skadon më 30 qershor 2021.
I ati i Messit ndodhet ende në Barcelonë dhe priten të reja të kësaj telenovele orët në vijim. Messi po vlerëson që të qëndrojë deri në fund të kontratës pasi drejtuesit e kërkuan një nder që të qëndrojë edhe një vit tjetër./ Përgatiti Andi Kapxhiu