TIRANE - Çanta e vendosur në murin rrethyes të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ishte vendosur qëllimisht nga një 17-vjeçar dhe madje njoftimi në polici ishte bërë nga vetë i riu. Pas alarmit që përhapi panik në kryeqytet, policia vuri në pranga 17-vjeçarin me inicialet E.V, nxënës i këtij gjimnazi, nën akuzën e “përhapjes së informatave të rreme që ngjallin panik”, ndërsa dy shokë të tij do të procedohen në gjendje të lirë pasi kanë qenë në dijeni të planit dhe nuk e kanë denoncuar në polici. Bëhet fjalë për dy të rinjtë me inicialet G.K 17 vjeç dhe F.Ç 16 vjeç.
Pas verifikimeve të policisë dhe të specialistë të njësisë antieksploziv alarmi rezultoi fals pasi në cantë nuk kishte lëndë shpërthyese, por disa letra. Njëra prej tyre mbante mesazhin e shkruar “bombë për shtetin”.
Alarmet false për bombë kanë qenë të shpeshta në kryeqytet, veçanërisht gjatë javëve të fundit. Policia e Tiranës në njoftimin zyrtar të saj thotë se po kryhen hetime intensive për të evidentuar dhe arrestuar autorët e alarmeve që kanë përhapur panik tek qytetarët.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

nxënësit 17 vjeç, la qëllimisht çantën">