Bombardimet aleate në Shqipëri,
imazhe nga Lufta e Parë Botërore
Durrësi sidomos, Shëngjini, por edhe gjetkë, u bënë herë pas here objektiva të ashpra bombardimesh e luftimesh detare, nga ku popullsia lokale pësoi dëme të rënda.
Sipas historiografëve të huaj, por edhe shqiptarë, Shqipëria gjatë Luftës së Parë trajtohej si një vend ku nuk u zhvilluan vërtetë luftime të mirëfillta dhe se ajo ishte një arenë përplasjesh sporadike të disa fronteve ballkanike mes aleatëve e fuqive të aksit, ku kaosi dhe pasiguria, gjithsesi ishin një strehë e mirë në krahasim me vuajtjet që përjetoheshin në frontet e tjera në Europë, ku zjarri i mitralozëve, tanket, bombardimet dhe sidomos, përdorimi i armëve kimike, shkaktuan katastrofa, të cilat do ta bënin Europën të tronditej fort.
Sidoqoftë, Durrësi sidomos, Shëngjini, por edhe gjetkë, u bënë herë pas here objektiva të ashpra bombardimesh e luftimesh detare, nga ku popullsia lokale pësoi dëme të rënda.
Në foton e shkëputur më poshtë nga një përmbledhje në italisht rreth frontit shqiptar të Luftës së Parë, diçitura shënon fare qartë fatin e Konakut, dmth. Pallatit të Princ Vidit, i cili më vonë do të shuhej fare nga faqja e dheut, për t'i lënë radhën projekteve të reja për "piacën" e Durrësit, që po e mbajnë peng qytetin antik edhe sot e kësaj dite.
E njëjta foto rezulton edhe në arkivat austriake, prej të cilave gjen edhe dëshmi të tjera të bombardimeve e luftimeve detare në ujrat shqiptare mes Marinës Perandorake Austro-Hungareze e asaj italiane.
Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.3%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 1097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë
28 Nëntor, 18:33
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27
-
Putin mohon akuzat: Rusia nuk ndërhyn në proceset e brendshme të Gjeorgjisë
28 Nëntor, 18:26
-
Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)
28 Nëntor, 18:24
-
Putin: I kërkoj falje ish kancelares Merkel, nuk doja ta trembja me qenin
28 Nëntor, 18:18
-
Lufta në Ukrainë/ Putin: Trump është një politikan i zgjuar! Biden krijon probleme
28 Nëntor, 18:17
-
Endri Tafani: Takimi i Berishës me 'të rinjtë', PD duhet të ndërrojë urgjentisht marketingun politik!
28 Nëntor, 18:16
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vetura del nga rruga dhe përmbyset në kanal, shpëton për mrekulli shoferi
28 Nëntor, 18:03
-
Lirimi i Berishës, Romeo Kara: Vendim i frymëzuar nga pazari politik! Ish- shoferi i tij gjyqtar i dha vulën e PD, kërcënoi trupën e prokurorëve! Kuçana: Kemi bërë gabime, në 2013 ikëm nga pushteti
28 Nëntor, 17:59
-
Dita e Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut bën shqiponjën dykrenore me duar dhe ngre flamurin ‘kuq e zi’ (VIDEO)
28 Nëntor, 17:53
-
Greqi/ Burgu i dha një javë leje, 35-vjeçari shqiptar arratiset dhe shpallet në kërkim! I dënuar me 15,5 vite për trafik droge, u arrestua më 2019
28 Nëntor, 17:52