Bombardimet në Liban, IDF: Vramë 60 agjentë të Hezbollahut!

Bombardimet në Liban, IDF: Vramë 60 agjentë të Hezbollahut!

Moment pas bombardimeve në Liban

Moment prekës, pas bombardimeve në Liban

Ka shkuar në 60 numri i viktimave nga bombardimet izraelite në Liban, teksa ka edhe dhjetëra të plagosur.

Ndërsa autoritetet libaneze pretendojnë se viktimat janë në shumice civilë, ndryshe ka deklaruar IDF.

Ushtria izraelite deklaroi se ka vrarë 60 agjentë të Hezbollahut. Sulmet ajrore izraelite u bënë në rreth 20 objektiva në rajonin Baalbek të Libanit verilindor dhe zona të tjera në veri të lumit Litani. “Ato kanë vrarë rreth 60 operativë të Hezbollahut", tha IDF.

Ushtria izraelite e deklaroi këtë, duke shtuar se kishte goditur "dhjetëra objektiva të tjerë të Hezbollahut", duke përfshirë një "hedhës raketash të përdorur në një sulm në Izraelin qendror, depot e armëve dhe infrastrukturën".

Gjithashtu edhe një ushtar izraelit u vra në Galilenë e Epërme, në veri të vendit, gjatë një sulmi me raketa nga Libani nga Hezbollahu. Këtë e bëri të ditur IDF.

Viktima është rreshteri Ariel Sosnov Sasonov, 20 vjeç, nga Batalioni 605 i Inxhinierëve të Brigadës 188 të Blinduar. Me të edhe disa ushtarë të tjerë u plagosën në komunitetin kufitar Avivim.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulmet izraelite në Liban, 60 të vdekur dhe 53 të plagosur! IDF pretendon se janë ushtarë të Hezbollahut, vritet dhe ushtari izraelit


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston