TIRANE- Një bombë molotov ka shpërthyer mëngjesin e së premtes në banesën e një agjenti krimesh të komisariatit numër 5 në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 minuta në Babrru në rrugën “Zija Kambo”. Pak minuta para ngjarjes, 30-vjeçari me iniciale A.S ka marrë edhe një mesazh kërcënues, ku thuhej se kjo gjë nuk do të mbaronte me kaq.
Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Paraprakisht, dyshimet e policisë janë se ngjarja ka ndodhur si një paralajmërim për agjentin A.S, për shkak të detyrës së tij. Pas shpërthimit, 30 vjeçari ka telefonuar menjëherë në polici, ku edhe këta të fundit kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve. Në deklaratën e tij, agjenti i krimeve është shprehur se “nuk kam pasur konflikte me asnjë njeri”, ndërsa shton më tej se “ngjarja mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të detyrës, si edhe punës që unë bej”.
/Shqiptarja.com