'Bombë' nga Spanja, Reali anulon fluturimin për 'Topin e Artë'! Fitues s'është Vinicius, klubi madrilen: Mungesë respekti ndaj nesh

'Bombë' nga Spanja, Reali anulon fluturimin për 'Topin e Artë'! Fitues s'është Vinicius, klubi madrilen: Mungesë respekti ndaj nesh

Vinicius Junior dhe presidenti i Real Madrid

Lajme shokuese vijnë nga Spanja pak orë para nisjes së ceremonisë së ‘Topit të Artë’. Sipas mediave atjer, përfshirë AS dhe shumë të tjera, por edhe ekspertin e merkatos Fabrizio Romano, Real Madrid ka anuluar delegacionin që do udhëtonte në Francë për shkak se ka mësuar që Vinicius Junior nuk do jetë fituesi.

Rreth 30 persona, të cilët po qëndronin në pritje në zyrat e klubit të Real Madrid, me urdhër të presidentit Fiorentino Perez, nuk janë nisur në Paris edhe pse fluturimi ishte parashikuar rreth orës 15:00. Për rrjedhojë jo vetëm presidenti i klubit, e as Vinicius, por edhe Bellingham e Carlo Ancelotti nuk do jenë në ceremoninë e ‘Topit të Artë’. Brenda klubit janë dëgjuar fjalët se ‘kur Topi i Artë dhe UEFA nuk rrespektojnë Real Madridin, as këta të fundit nuk do ta bëjnë diçka të tillë’.

Raportohet se fituesi i Topit të Artë do jetë mesfushori Rodrygo i Manchester Cityt, i cili në verë u shpall kampion Evrope me Spanjën, ndërsa në të njëjtën kohë fitoi edhe Premier League. Por edhe me këtë detaj është kapur Real Madrid, pasi ‘galaktikët’ pretendojnë se nëse janë përdorur këto kritere fituesi duhet të ishte Carvajal. Ky i fundit, gjithashtu i dëmtuar rëndë njëjtë si Rodri, përveç kampionatit Evropian dhe La Ligas në Spanjë ka fituar edhe Champions League me Real Madrid.

Prej një muaji, e deri sot në orët e mesditës, mediat ndërkombëtare e bënin të sigurtë se Vinicius Junior është fituesi i ‘Topit të Artë’. Vetë futbollisti e shprehu diçka të tillë në një dyluftim në ndeshjen e fundit në ‘El Clasico’ kundër Barcelonës, ndaj ky lajm është më shumë se shokues.

Për herë të parë ‘Topi i Artë’ nga France Football do jepet në bashkpunim me UEFA-n dhe ceremonia do nisë prej orës 20:00.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Veliaj inspekton punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare ‘Shyqyri Peza’: Investimet në Kombinat do të jenë këtu për 100 vitet e ardhshme

Veliaj inspekton punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare ‘Shyqyri Peza’: Investimet në Kombinat do të jenë këtu për 100 vitet e ardhshme