GOLAT/ Barcelona turpëron Realin e Madridit në 'Bernabeu', e mposht 0-4 në El Clasico

FT/ Real Madrid 0-4 Barcelona (Lewandowski 54', 56', Yamal 77', Raphinha 84')

Barcelona tregon se jo më kot është në krye të La Ligas. Për javën e 11-të të kampionatit, katalanasit e Hansi Flick turpëruan 0-4 Realin e Madridit në "Bernabeu". El Clasico numër 258 mes tyre foli për adoleshentët e Barçës që u treguan më të saktë dhe turpëruan me 'poker' ekipin e Ancelottit. Miqtë nuk fitonin në 'Bernabeu' prej 22 marsit 2022, edhe atëherë me rezultatin 0-4.

Ndeshja

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa Mbappe shënoi për vendasit, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje. Pjesa e dytë pa Barçën të shënonte dy herë me Lewandowskin në minutat 54 dhe 56, ndërsa Lamine Yamal dhe Raphinha gjetën dy gola të tjerë për "pokerin" katalanas.

Me 30 pikë Barça mban kreun e renditjes, ndjekur nga Real Madrid me 24 pikë dhe Villarreal me 21.

Statistikat

Përballja e sotme ishte e 258 mes të dyja klubeve në histori, aty ku Real Madrid është në avantazh të vogël prej pesë ndeshjesh. Real Madrid ka fituar 106, ndërkohë 101 sfida kanë folur për Barçën dhe 51 prej tyre janë mbyllur në barazim.

436 gola ka shënuar Reali i Madridit në portën e katalanasve, teksa 423 herë ka shënuar Barcelona në portën e "Galaktikëve". Lionel Messi me 26 gola është golashënuesi më i mirë në përballjet mes tyre, teksa Cristiano Ronaldo dhe Alfredo di Stefano kanë shënuar nga 18 gola.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid (4-4-2): Lunin; Mendy, Rudiger, Militao, Vazquez; Camavinga, Tchouameni, Bellingham, Valverde; Vinicius, Mbappe Trajner: Carlo Ancelotti

Barcelona (4-2-3-1): Pena; Kounde, Cubarsi, Martinez, Balde; Pedri, Casado; Raphinha, Lopez, Yamal; Lewandowski Trajner: Hansi Flick

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
Më shumë se 2 miliardë euro në fushë, vlera e lojtarëve të Real Madrid dhe Barcelonës


Përballja e sotme mes Real Madrid dhe Barcelonës nuk luhet vetëm në fushë, por edhe në shifra. Më shumë se 2 miliardë euro vlejnë lojtarët e dy skuadrave që janë të gatshëm për spektaklin e radhës.

Vlera në treg e skuadrës së Realit të Madrid shkon në 1,36 miliardë euro, sipas portalit “Transfermarkt”, që e vendos skuadrën "Galaktike" në krye të këtij klasifikimi. Vinicius (200 milionë euro), Mbappe (180), Bellingham (180) dhe Federico Valverde (130 mln euro) janë lojtarët më të shtrenjtë në listën e madrilenëve.

Vlera e tregut të Barcelonës aktualisht po i afrohet 1 miliardë eurove. Totali i 26 lojtarëve të Barçës, me një moshë mesatare 24.6 vjeç, është 944 milionë euro, sipas portalit të specializuar “Transfermarkt”. Lojtari më i vlerësuar në skuadrën aktuale të Barçës është Lamine Yamal, i cili arrin shifrën e 150 milionë eurove.

Ora 20:06
VIDEO/ Kuaj, flakadanë dhe mijëra tifozë! Si pritet Real Madrid në 'Bernabeu' para El Clasicos


Real Madrid - Barcelona luhet sot në 21:00 për javën e 11-të në La Liga. Mijëra tifozë kanë pritur "Galaktikët" jashtë stadiumit për një atmosferë të zjarrtë. Madrilenët luajnë në shtëpi dhe mbështetja në rrugë ka qenë e madhe, me policinë që ka përdorur kuaj, ndërsa tifozët nuk kanë lënë pa përdorur flakadanët.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere