Mban mbi supe 80 vite. Pas rënjes së komunizmit ja kushtoj jeten Shqipërisë I frymzuar nga mbërrërritja e 20 mijë shqiptarve me anije “Vlora” në vendlindjen e tij.

Pader Bonaventura Mossuto ka ndërtuar dhjetra kisha në veri, ka ndikuar që Shqipëria të kishte prifterinjt e vet e sot jeton i lumtur ne kuvendin e eterve kapuçin në Nënshat të Zadrimës.

Në një intervist për Report TV ai kujton momentet e mbërritjes në Shqipëri teksa ishte nisur nga Italia i bindur se ky vend kishte nevoje për ndihmë.

"Kur kemi ardhur në Tiranë, nuk gjenim dot një hotel. Më pas vendosëm të kontaktonim motrat e Nënë Terezës. Kam takuar At Zef Pllumin. Ai na i lehtësoi gjërat dhe na gjeti një banesë pranë kishës.

Fillimisht takova disa priftërinj që i kishin mbijetuar komunizmit. I pari ishte pader Kristo, një prift ortodoks që kishte bërë 50 vite burg dhe ishte mik me At Zef Pllumin. Me këdo që flisje, situata ishte e qartë: gjithçka duhej rindërtuar.

Kur mbërrita në Shkodër, qyteti ishte plot me mbeturina. Nuk kuptoja çfarë kishte ndodhur",- thotë Pader Bonaventura Mossuto.

Si momentin më të vështire ai kujton vitin 1997 kur kishte humbur shpresat se Shqipëria mund të bëhej serish. Por përkundër pasigurisë ai thot se ishin banorët e Zadrimes që i moren në mbrojtje duke mos lejuar të ndodhte asgjë që cënontë sigurin e prifterinjve.

"Në ’97-ën situata ishte kaotike. Nuk dinim si do të shkonte përpara. Ishte shkatërruar çdo gjë. Shteti kishte rënë. Ishte një moment tragjik. Populli kishte armët në duar. Përkundër kësaj situate, neve nuk na mungoi asgjë. Njerëzit na siguruan se nuk do të na ndodhte asgjë. Ishte diçka shumë e bukur mënyra si kujdeseshin çdo ditë për ne",- thotë prifti katolik.

Pader Bonaventuar sot kur pesha e viteve i rendon mbi supe ndjehet i lumtur që ja arriti të shikonte Shqipërin ashtu siç gjithnje ai ka deshiruar.

“Shqipëria tashmë është tërësisht e transformuar. Kur mendoj vitet ’92–’94, Shqipëria ishte si një shkretëtirë. Tani gjithçka është e bukur. Rrugët dhe çdo gjë tjetër kanë ndryshuar”,- thotë Pader Bonaventuar.

Prifti katolik me i vjetri i klerit që ofron shërbesa në veri të Shqipërisë thot se tashmë Shqipëria ka nevojë për njerz të denjë që kontribuojnë për vendin dhe jetojnë në paqe e harmoni.

“Shikoni përpara dhe, me besimin në Zot, jepini shpresë vetes dhe të tjerëve. Këtë jetë përdoreni për përjetësinë",- thotë prifti katolik.