Bono e depozita, ulen interesat
Shqiptarët më të kujdeshëm

Bono e depozita, ulen interesat<br />Shqiptarët më të kujdeshëm
TIRANE - Deri para pak vitesh, pyetja se ku është më me leverdi të vendosen paratë, kishte një përgjigje të thjeshtë: në bono Thesari. Letrat me vlerë të qeverisë ofronin interesa afro 10 për qind në vit, ndërkohë që edhe siguria që ofronte shteti për paratë ishte maksimale. Duket se në të dy këto drejtime diçka ka ndryshuar.

Bonot e Thesarit prekën dje një minimum të ri historik në ankandin e zhvilluar. Norma mesatare e interesit arriti në 6.13%, nga 6.21% që ishte në ankandin e fundit. Ka qenë oferta e lartë për fi nancim nga bankat dhe institucionet e tjera fi nanciare arsyeja kryesore e rënies rekord të interesit të bonove, por ka ndikuar këtu edhe politika monetare e Bankës Qendrore.

Interesi më i ulët historik i bonove përkon me nivelin më të ulët historik të normës bazë, 3.75%.Por, edhe në sektorin privat, norma mesatare vjetore e depozitave të reja 12-mujore në lekë ka shënuar ulje. Kështu, për vitin 2012 ishte 5.38%, nga 5.87% që ishte në vitin 2011. Që nga viti 2008, interesi mesatar i depozitave 12-mujore ka rënë me 1.55 pikë përqindjeje.

Nga ana tjetër, blerja e bonove nuk ofron më atë garanci sigurie, që ofronte më parë, tani që duket se Financat po kridhen në borxhe, që do të jenë vështirë të shlyhen edhe nga qeveritë e ardhshme. Ngjarjet në arenën ndërkombëtare tregojnë se edhe shtetet mund të përjetojnë situata të mungesës së aftësisë paguese.

Kjo ndjenjë frike, madje më e theksuar, lidhet edhe me bankat private. Madje, kanë qenë vetë bankat, në kushtet kur rreziku i investimeve në vend perceptohet i lartë, që po preferojnë t’i depozitojnë paratë e tyre në institucionet fi nanciare jashtë vendit, edhe përkundrejt një norme kthimi shumë të ulët.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do t'i paraqesë kabinetit marrëveshjen e armëpushimit në Liban! Zotohet për shkatërrimin e Hamas

Netanyahu do t'i paraqesë kabinetit marrëveshjen e armëpushimit në Liban! Zotohet për shkatërrimin e Hamas