TIRANE - Rezultatet vazhdimisht në rënie të të gjitha zërave buxhetorë kanë detyruar qeverinë të dalë dje në tregun e brendshëm të letrave mne vlerë me një ankand bonosh thesari me një afat të pazakontë: 86 ditë. Zakonisht, afati më i ulët i maturimit të letrave me vlerë të qeverisë është tre muaj dhe jo një shifër e shprehur në ditë.
Në ankand u shitën 1.2 miliardë lekë bono, me një normë mesatare interesi prej 4.66 përqindësh. Në ankandin e fundit ku qeveria pati marrë borxh me maturitet 3-mujor, muajin e kaluar, interesi ishte afërisht në nivel të njëjtë, 4.64%.
Tregu financiar aktualisht po i përgjigjet pozitivisht kërkesës së qeverisë për para, në kushtet e vështirësive të likuiditetit, edhe në rastet e huamarrjes së paplanifikuar, si ankandi i djeshëm. Oferta për financim nga ana e bankave dhe individëve ishte 2 miliardë lekë.
Të bën përshtypje fakti se data e maturimit të këtij borxhi 86-ditor është 14 shtatori, kur besohet se Shqipëria do të ketë një qeveri të re.
Bankat e nivelit të dytë po ndihmojnë masivisht qeverinë shqiptare, duke blerë bono thesari e obligacione. Pjesa më e madhe e bankave u tërhoqën nga kreditimi për biznesin dhe individin në muajt e parë të vitit 2013, por duket se ato nuk e kanë lënë pas dore qeverinë, duke qenë mjaft aktive në blerjen e letrave me vlerë.
Këto blerje nga bankat u rritën me 4% në fund të marsit 2013 (14 miliardë lekë), në raport me dhjetorin 2012, ndryshe nga kredia për ekonominë, që u rrit me 0.1% (vetëm 365 milionë lekë) për të njëjtën periudhë.
Në kushtet kur borxhi nga jashtë është mundësuar nga pak institucione bankare islamike, qeverisë i është dhënë në këtë mënyrë një ndihmë e konsiderueshme, por as qeveria dhe as Banka qendrore nuk kanë tërhequr vëmendjen për faktin që klientëve të tjerë u është dhënë 50 herë më pak kredi se sa qeverisë, me blerjen masive të bonove.
Huamarrja e djeshme ishte e katërta brenda këtij muaji, pas një ankandi për bono dhe dy të tjerëve për obligacione. Në tre ankandet e këtij muaji është financuar dhe rifinancuar gjithsej një borxh prej 19.55 miliardë lekësh. Një ankand tjetër i bonove do të zhvillohet më datë 25 qershor.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com