Banka e Shqipërisë ka bërë dje me dije se sporteli në Tiranë për kryerjen e veprimeve me bonot e thesarit është zhvendosur në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla A, Kati II. Gjithashtu, duke filluar nga data 19 janar 2015, Banka e Shqipërisë ka aplikuar dy ndryshime në rolin e saj si ndërmjetësuese e investimeve të individëve në bono thesari, duke eliminuar veprimet në kesh të individëve.

Këto ndryshime janë: Fondet që individët duan të investojnë në bonot e thesarit derdhen pranë bankave tregtare në një llogari të veçantë, duke shmangur kështu transferimin e tyre për në Bankën e Shqipërisë; rezultati i investimit pas mbylljes së ankandit do të merret n bankën tregtare, ku individi ka llogarinë.


Redaksia Online
(shqiptarja.com)