Sipas të dhënave nga policia në numrin 112 rezulton se i janë përgjigjur deri në orën 11:30 3737 telefonatave nga qytetarë të ndryshëm.
Ndërkohë që telefonatat nga qytetarët janë në rritje, duke numëruar 880 telefonata të tjera nga intervali kohor 11:30 – 12:00, duke arritur kështu në numrin total 4617 thirrjesh telefonike.
“Po të bëjmë një krahasim me sistemin e vjetër, që ishte numri 129, nga këto telefonata, do të humbnin rreth 85% e tyre. Këshillojmë të gjithë qytetarët që të telefonojnë për çdo emergjencë apo arsye tjetër në numrin 112”, deklaron Policia e Tiranës.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com