Reshjet e para të borës kanë zbardhur majat e maleve në verilindje të Shqipërisë, pas rënies së temperaturave gjatë ditëve të fundit. Në lartësitë 800–1000 metra mbi nivelin e detit, bora ka krijuar pamje tipike të stinës së ftohtë.

Ndër zonat e prekura nga reshjet janë Gjallica, Pashtriku dhe Koretniku, tri prej majave të njohura malore të kësaj pjese të vendit, të cilat tashmë janë mbuluar nga shtresa e parë e borës.

Krahas reshjeve, në zonat e larta malore është regjistruar edhe prani e mjegullës, duke vështirësuar dukshmërinë në disa segmente. Ulja e temperaturave dhe ndryshimi i kushteve atmosferike kanë sjellë shenjat e para të motit dimëror në verilindje.

Ndërsa vjeshta vijon, temperaturat dhe kushtet atmosferike në ditët në vijim do të përcaktojnë ecurinë e motit në zonat malore të vendit.