TIRANE- Reshjet e borës kanë izoluar disa komuna të thella në Pukë dhe në Malësi të Madhe në veri të vendit. Probleme dhe në juglindje.
Në Malësi e Madhe janë të bllokuara Dukagjini dhe Vermoshi. Në rrethin e Pukës është bllokuar komuna Iballë e cila është dhe pa energji elektrike.
Mbrëmë nuk ka pasur reshje bore në zonat malore veriore. Kalohen me zinxhirë akset Fushë Arrëz-Pukë, Fushë Arrëz- Fierzë, ifnormon Elvis Nabolli.
KUKËS. NDËRPRITEN RESHJET, NGRIN BORA NË ZONAT E THELLA
Reshjet e denture dëbore, tashmë në të gjithë territorin e qarkut të Kukësit janë ndërprerë duke i’a lënë vendin ngricave, për shkak të temperaturave të ulëta që po e shoqërojnë rajonin very-lindor. Sipas të dhënave të marra nga shtabi I emergjencave civile, trashësia e dëborës në afërsi të tunelit të Kalimashit arrin në 10 centimetra, ndërsa në qytetin e Kukësit dëbora është shkrirë thuajse krejtësisht.
Ndërkohë në lartësinë e mbi 1000 metrave mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës arrin në rreth 30 centimetra, pavarësisht dëborës së rënë të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, ndërsa në disa akse rrugore si Kukës – Shishtavec, Kukës – Arrën, Bushtricë – Kalis, Shishtavec – Borje e ndonjë tjetër është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.
Ndërkohë, sipas stacionit rajonal meteorologjik temperatura në orët e mëngjesit, në zonat fushore, ka qenë 1 gradë celsiuas, ndërkohë që në zonat e thella malore ajo ka arritur deri në -5 gradë celcius, gjë që ka krijuar shtresa akulli në të gjitha akset rrugore rurale, informon Bruna Muça.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com