Bora mbërthen veriun, Kukës
mblidhet shtabi i emergjencës
Akset problematike

Bora mbërthen veriun, Kukës<br />mblidhet shtabi i emergjencës<br />Akset problematike
TIRANE- Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta vazhdojnë të mbajnë të mbërthyer veriun dhe juglindjen e vendit. Puka, Kukësi e Tropoja, Dibra, Malësi e Madhe janë pothuajse të izoluara, pasi dhe në ato akse nacionale të cilat po punohen për tu mbajtur të hapura, ngrica e akulli është kudo i pranishëm. Reshjet e borës kanë vazhduar gjithë natës dhe gjatë gjithë paradites duke shtuar me 10 cm të tjera trashësinë e borës. Lëvizja në këto akse duhet të bëhet me shumë kujdes dhe përdorimi i zinxhirëve është i detyrushëm.

Në Kukës mbrëmë është mbledhur shtabi i emergjencave civile. Akset Kukës- Shishtavec, Kukës- Peshkopi janë të pakalueshme.
Të gjitha rrugët rurale që lidhin komunat me qytetin janë të bllokuara dhe nga komunat Zapod dhe Ujmisht raportohen se ka probleme me rezervat ushqimore. Familjet në këto komuna ndodhen prej disa ditësh të izoluar dhe kërkojnë ndihmë për rezervat ushqimore. Janë të izoluara komunat e Topojanit,  Shishtavecit, Grykë Cajës, Kalisit, Arrnit dhe Surrojit.  Akset Kukës-Krumë, Qafë Mali-Kukës janë të kalueshme me zinxhirë. Nga dita e sotme të gjitha shkollat fillore, 9 vjecare dhe të arsimit të mesëm janë mbyllur deri në fillim të javës së ardhshme. Në segmentin e autostradës Morin – Kukës – tunel, punojnë pa ndërprerje 12 borëpastruese, ndërsa në afërsi të tunelit trashësia e dëborës arrin në 90 centimetra. Në rrethin e Kukësit janë mbyllur 42 shkolla të arsimit 9 vjecar dhe 9 shkolla të arsimit të mesëm, në rrethin e Hasit 20 shkolla të arsimit të 9 vjecar dhe 2 shkolla të arsimit të mesëm dhe në rrethin e Tropojës 31 shkolla të arsimit 9 vjecar dhe 6 të arsimit të mesëm.

Në Pukë janë të pakalueshme akset Qafë Mali- Bajram Curri, Qafë Mali- Kukës. Kalohen me vështirësi Pukë-Fushë Arrëz-Mirditë. Gjatë natës disa shtetas turq kanë mbetur të bllokuar për disa orë në segmentin Shkodër –Pukë. Shtetasit ishin bllokuar në vendin e quajtur Luf. Të gjithë rrugët rurale janë të bllokuara, ndërsa ngricat gjithnjë e më tepër vështirësojnë situatën. Procesi mësimor është pezulluar deri në një njoftim të dytë. Ne rrethin e Pukës ndodhen të bllokuara 8 Komuna mes tyre Iballë,Fierzë, Qaf Mali,Qelez etj.

Në Tropojë raportohen të ketë pasur rënie ortekësh në Bajram Curri dhe Qafë Morinë. Aksi Morinë- Kalimash është i kalueshëm me vështirësi dhe me zinxhirë.

Edhe në Dibër situata është probolematike për shkak të akullit dhe ngricave në të gjithë akset nacionale, dhe rurale. Aksi Tiranë-Peshkopi është i kalueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd është i bllokuar.
Në Korçë, akset Ersekë-Leskovik, Korçë-Voskopojë, Korçë- Dardhë, janë të kalueshme me zinxhirë. E bllokuar mbetet vetëm komuna Lekas.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm