Reshjet e borës në vend, Zv. drejtor i ARRSH për Report Tv tregon situatën në rrugë: Institucionet dhe kontraktorët, në krye të detyrës! Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes

Reshjet e borës në vend kanë krijuar situata të vështira qarkullimi në shumë akse rrugore në vend.  Zv. drejtor i Auroritet Rrugor Shqiptar, Erion Koka, ka bërë për Report Tv një pasqyrim të situatës.

Ai ka apeluar drejtuesit e mjeteve që të mos dalin pa goma dimërore dhe zinxhirë.

"Në verilindje dhe në zonën e Korçë kemi pasur reshje intensive. Problemet kryesore janë në disa zona. Ka akse ku trashësia e borës shkon nga 40 deri në 135 centimetra ku qarkullohen vetëm me zinxhirë. Pastaj kemi pjesën tjetër në Peshkopi me 35 centimetra borë. Kemi pastaj Mjedë-Pukë-Fushë Arrës ku trashësia e borës shkon deri në 70 centimetra. Fushë Arrës-Qafë Mali-Kukës trashësia është 1 metër, pastaj Qafë Mali-Fierzë kemi trashësinë 1.35 m. Në përgjithësi është punuar nga kontraktorët dhe janë pastruar. Drejtuesit e mjeteve duhet të kuptojnë se duhet të kenë me vete gomat dimërore dhe zinxhirët pasi shpesh herë rrugët bllokohen prej tyre dhe jo sepse mungojnë mjetet tona aty. Borëpastruesja nuk mund të kalojë nëse janë këto makina në rrugë", tha ai.

Koka thotë se institucionet dhe kontraktorët janë në krye të detyrës.

"Ne pjesën e mirëmbajtjes dimërore e kemi shumë të saktë tani prej vitesh. Bllokime mund të ketë të vogla por e rëndësishme është shpejtësia jonë. Prej vitesh reagimi është shumë i shpejtë.  Kemi një shtab emergjencash që monitoron në çdo moment këtë situatë dhe ne kemi njoftuar të gjithë strukturat gatishmërinë me të gjithë mjetet e mundshme përballimin e situatës. Ka shumë mjete në funksion të kësaj pune. Institucionet dhe kontraktorët janë në krye të detyrës", ka thënë Koka në një lidhje telefonike për Report Tv.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja