Bora nisi, ja 5 destinacionet ku mund të admironi bukuritë e dimrit

Bora nisi, ja 5 destinacionet ku mund të admironi bukuritë e dimrit

Foto ilustruese

Bora e parë ka nisur, po ashtu edhe turistët e parë. Gjithnjë e më shumë shqiptarët kanë nisur që përvecc pushimeve verore të bëjnë edhe disa ditë pushime në dimër, dhe vendi ynë i ka të gjitha kushtet për ta bërë këtë gjë.Nga veriu në jug janë të shumta destinacionet që mund të zgjedhim për të kaluar disa ditë duke shijuar bardhësinë e dëborës.

Nisim me Thethin. Ky park kombëtar gjendet në Alpet Shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra. Ai është i vendosur midis një kurore majash të thepisura, që spikatin për bukuritë e rralla në të gjithe Alpet. Thethi shquhet për kontrastet e relievit, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave.Në Theth gjenden bujtinat të cilat ofrojnë gatime tradicionale të vendit si dhe “kulla e ngujimit”. Në këtë zonë  mund të organizohen aktivitete të shumta në natyrë, si: ngjitjet malore, kajaket, sportet dimërore në shpatet me borë, biçikleta malore, ski etj.

Razma, e vendosur 40 km në veri të qytetit të Shkodrës ky fshat është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin dhe skitë. Fshati të ofron mundësi akomodimi në hotele dhe bujtina. Ka një klimë tipike malore, ajër shumë të pastër e me vlera kurative. Kullotat alpine, pyjet e ahut dhe të pishave janë karakteristike për këtë zonë në morenat akullnajore të së cilës mund të bëjmë edhe ski sidomos në fushën e Zezë , fusha sportive të kampit të Razmës.

Lugina e Valbonës, pranë qytetit të Bajram Currit, është një destinacion shumë i vizituar. Të bësh një udhëtim në dimër në luginën e Valbonës, e cila njihet si mrekullia e ALpeve shqiptare, është një mrekulli shpirtërore përsa u përket emocioneve që të ofrojnë peisazhet e saj. Vlerat shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Voskopoja, e cila ndodhet shumë afër qytetit të Korçës vazhdon të mbetet një prej destinacioneve të preferuara për të gjithë cilat zgjedhin të ftohtin dhe aventurat  Në skajin juglindor ka aventura nga më të ndryshme, duke filluar nga skitë dhe deri te shëtitjet në malet e mbuluara krejtësisht nga dëbora. Kuzhina tradicionale e me ushqime bio është një tjetër arsye që i nxit turistët të marrin sërish rrugën drejt Voskopojës.

Dardha, është një fshat i thellë në zonën e Korçës, që në një ditë normale nuk ka më shumë se 40 banorë, por në ditë festash dhe pushimesh sezonale fshati mbushet nga vizitorët. Një bukuri e rrallë natyrore, në një lartësi 1 344 m, Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)