KUKES-Zonat e thella janë bllokuar nga reshjet e dëborës që kanë rënë në dy ditët e fundit. I gjithë qarku vijon të jetë nën ndikimin e motit të keq dhe temperaturave të ulta deri në minus 8 gradë. Reshjet janë me intensitet të dobët,  të bllokuara janë zonat;  Arrën, Kalis, Grykëçajë, Malzi, Zapod, Shishtavec dhe Topojan.

Në shumë shkolla nuk ka filluar mësimi mëngjesin e sotëm, transporti i mësuesëve nuk është i mundur, pasi fshatrat janë bllokuar. Ndërkohë që si pasojë e bllokimit nga dëbora, probleme ka edhe në Labinot Mal, Gur i zi, Qarret në Elbasan, në Stëbleve, Lunik dhe disa fshatra malorë të Librazhdit dhe në Ersekë.

d.b/shqiptarja.com