Një 47-vjeçar në Sarandë është arrestuar pasi po ndërtonte pa leje në plazh. Gjithashtu është pezulluar nga detyra dhe vënë nën hetim disiplinor edhe polici i zonës që nuk ka konstatuar aktin.

Në lagjen nr. 4 pranë plazhit “Shqiponja”, policia ka konstatuar një sipërfaqe toke të sheshuar dhe mbuluar me inerte. Aleksandër Rica synonte ta shfrytëzonte për përfitim. Në vendngjarje janë sekuestruar edhe 48 shezlongë e çadra.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Po kryente punime për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në zonën e plazhit, në lagjen nr.4, arrestohet në flagrancë 47-vjeçari.

Hiqen dhe sekuestrohen 48 shezlongë dhe çadra, nga hapësira e plazhit në këtë zonë, të cilën ky shtetas e administronte pa leje.

Pezullohet nga detyra Specialisti i Policimit në Zonë (SPZ), si dhe nisi procedimi disiplinor ndaj tij, për shkelje të rëndë.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Policisë konstatuan pranë plazhit “Shqiponja”, në lagjen nr.4, një sipërfaqe toke të sheshuar dhe të mbuluar me materiale ndërtimore.

Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo sipërfaqe toke po përgatitej për ndërtimin e një objekti me qëllime përfitimi, nga shtetasi A. R.

Në përfundim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u pezullua nga detyra Specialisti i Policimit në Zonë (SPZ), shtetasi A. N., si dhe nisi procedimi disiplinor ndaj tij, pasi nuk ka konstatuar këtë paligjshmëri.

Kontrollet dhe verifikimet në territor vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.