Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes mes ekipit të Gallatasarait dhe Juventusit është ndërprerë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe breshrit në Turqi në stadiumin ‘Turk Telecom Arena’.

Loja u ndërpre në minutën e 31-të kur rezultati ishte 0-0 dhe u mendua se do të vazhdonte, pasi punëtorët filluan ta largonin borën nga stadiumi, por reshjet filluan më intensitet më të lartë në minutat në vazhdim duke e bërë të vështirë vazhdimin.

Pas një konsultimi me arbirtat e tjerë, futbollistët dhe delegatët, arbitri kryesor vendosi që të ndërpriste ndeshjen përfundimisht. Ndeshja mes Gallatasarait dhe Juves do të vazhdojë në një datë tjetër që do të caktohet nga UEFA, në të njëjtën minutë që është ndërprerë.

Edhe pse moti ishte mjaft i keq, stadiumi i ekipit të Gallatasarait ishte i tejmbushur për të mbështetur ekipin për të kaluar në fazën tjetër. Turqve u duhet me cdo kusht fitorja për të kaluar grupin, teksa Juventusit i mjafton edhe një barazim nëse nuk do të arrijë që të fitojë ndeshjen.

Ndeshja tjetër në grup mes Kopenhagenit dhe Realit ka shkuar për këta të fundit që kanë fituar me golat e Modric dhe Ronaldos që rikthehet te fitorja pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushe për disa ditë.

Në grupin A, Mancehster United me shumë vështirësi, por në fund ka fituar me Shaktar me rezultatin 1-0 duke kaluar në vendin e parë, e ndjekur nga Leverkusen që ka mundur Sociedad po 0-1. Në grupin C, Benfika ka mundur PSG 2-1, ndërsa Olimpiakos ka mundur Anderlehtin.

Ndërsa ndeshja më e fortë e mbrëmjes është zhvilluar në Gjermani, aty ku City i ka ndaluar Bayernit serinë e fitoreve radhazi duke e mundur me rezultatin 2-3, por mbi të gjitha me përmbysje.

Bayerni udhëhoqi ndeshjen 2-0 duke shënuar shumë shpejt, por në pjesën e dytë miqtë nga Anglia arritën që të kthenin gjithçka falë besimit duke surprizuar ekipin e Guardiolës dhe vetë spanjollin.
 
 
Adnan Januzaj debuton në Champions League

Adnan Januzaj ka debutuar me fitore në Ligën e Kampionëve. Januzaj këtë sezon ka debutuar edhe në Premier Ligë, ku deri më tani ka zhvilluar 9 paraqitje për Manchester United. Januzaj zhvilloi një paraqitje pozitive përballë ekipit të Shaktar.