Bordi i ​UNESCO-s miraton
rezolutën për pranimin e Kosovës

Bordi i ​UNESCO-s miraton<br />rezolutën për pranimin e Kosovës
Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s i mbledhur në Paris ka miratuar me shumicë votash në parim, pranimin e Kosovës në agjencinë e specializuar të OKB-së. Rezoluta për pranimin e Kosovës është mbështetur nga 27 shtete të cilat votuan pro, 14 kundër dhe po aq abstenim. Vendimi përfundimtar për pranimin e Kosovës do të merret në Konferencën e përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbahet nga 3 deri më 18 nëntor.
 
Kërkesa e Kosovës para Bordin Ekzekutiv u argumentua nga zv.ministri i Jashtëm, Petrit Selimi. Ndërsa kërkesën për pranimin e Kosovës në UNESCO e ka paraqitur zyrtarisht Shqipëria, ndërsa është mbështetur nga 45 vende.

“Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s sapo aprovoi rezolutën që rekomandon pranimin e Republikës së Kosovës në UNESCO. Një hap shumë i madh përpara per Kosovën”, shkruan zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

Beogradi kundërshton ashpër anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, duke ngulur këmbë se sic thuhet, kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë i takojnë trashëgimisë dhe pronës së Kishës Ortodokse serbe dhe çdo rrëmbim i kësaj trashëgimie do të ishte cenim real i ekzistimit të objekteve më të rëndësishme fetare, kulturore e historike të popullit serb".

Organizata e Kombeve të Bashkuara Edukuese, Shkencore dhe Kulturore është një agjenci e specializuar e OKB-së me qëllim kontributin për paqen dhe sigurinë duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar përmes edkukimit, shkencës dhe kulturës. UNESCO ka 195 shtete anëtare dhe nëntë anëtarë të asociuar. Shqipëria është anëtare që prej 16 tetorit të vitit 1958.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror