Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Bordi i Paqes do të mbikëqyrë OKB-në dhe të sigurojë që të funksionojë siç duhet.
"Do të punojmë me OKB-në, ngushtësisht. Mendoj se OKB-ja ka potencial shumë të lartë, nuk e kanë arritur deri tani. Duhet të flas edhe për 8 luftërat e tjera. Nuk do të jem këtu ndoshta edhe për shumë kohë, por OKB-ja duhet të jetë më e fuqishme, Bordi i Paqes do ndihmojë OKB-në që kjo të funksionojë. Do forcojmë OKB-në, të sigurohemi që kanë ambientet e duhura, nëse ka nevojë për kontribut financiar, do i ndihmojmë me kontribute financiare. Kemi njerëz shumë të mirë në OKB, kanë potencial të lartë. Është shumë e rëndësishme dhe do jetë në gjendje ta arrijë potencialin. Faleminderit që jeni këtu, jeni njerëz të mëdhenj, ju dhe vendet tuaja, jeni udhëheqës të fortë. Çdo njërin këtu prej jush sot, kam arritur ta njoh dhe ta respektoj, jeni miqtë e mi, nëse mund t’iu ndihmoj, ma thoni. Ky është një Bord i Paqes, siç nuk ka qenë kurrë më parë", deklaroi Trump.
Lajmi kryesor:
Bordi i Paqes, Trump: 17 mld dollarë për rindërtimin e Gazës! Shqipëria dhe Kosova premtojnë dërgimin e trupave










