Bordi i të rinjve të Ballkanit, Klosi:
Institucion që ndjek ëndrrat e rinisë

Bordi i të rinjve të Ballkanit, Klosi:<br />Institucion që ndjek ëndrrat e rinisë
Të rinjtë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme.

Bordi i Menaxhimit të Zyrës Rajonale për bashkëpunimin e të rinjëve në Ballkanin perëndimor është mbledhur për herë të parë në Tiranë.

Sipas ministrit të Mirëqenies dhe Rinisë, Blendi Klosi, kjo është një mundësi për të gjithë të rinjtë.

"Për herë të parë ndërtohet një institucion i cili do të mbajë mbi vete ëndrrat, dëshirat, shpresat e gjeneratave të tëra, jo vetëm të të rinjve shqiptarë, por edhe të të rinjve të Ballkanit. Sot, pas 26 vitesh pas rënies së regjimit totalitar, ne kemi një institucion që ndjek politikat, dëshirat dhe ëndrrat e rinisë së rajonit", u shpreh Klosi.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)