Mblidhet bordi, ndryshon çmimet pa kaluar 24 orë! Nafta e benzina sot do të shiten me nga 7 lekë më shumë! Rritet edhe gazi

Mblidhet bordi, ndryshon çmimet pa kaluar 24 orë! Nafta e benzina sot do të shiten me nga 7 lekë më shumë! Rritet edhe gazi

Foto ilustruese

TIRANË- Pa kaluar 24 orë, Bordi i Transparencës është mbledhur sërish duke përcaktuar çmimet e reja të naftës, benzinës dhe karburantit. Kështu, duke filluar nga sot ora 18:00, nafta do të shitet me 7 lekë më shumë. Nga 226 Lekë/litri që u shit një ditë më parë, sot nafta do të kushtojë 233 lekë për litër. Rritje ka pësuar edhe benzina, po me 7 lekë. Që do të thotë nga 206 lekë që ishte benzina, sot do të shitet me 213 Lekë/litri. Ndërkohë gazi, do të kushtojë 1 lekë më shumë, 104 Lekë /litri. Sa i përket çmimit të shitjes  së gazit për konsumatorët familjarë, ai nuk duhet të përfshijë akcizën.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, në të kundërtën do të ndëshkohet duke nisur nga gjoba nga 2 mln lekë për ato që tregojnë me pakicë deri në 10 mln lekë për shumicën, por edhe heqja license nëse shkelja është e përsëritur. 

Bordi i Administrimit të Karburanteve u ngrit pikërisht për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet.

Nafta
Ishte 226 Lekë/litri
Bëhet 232 Lekë/litri
Benzina
Ishte 206 Lekë/litri
Bëhet 213 Lekë/litri
Gazi
Ishte 103 Lekë /litri
Bëhet 104 lekë /itri

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

Njoftimi i plotë
Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 27 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ,  Bordi vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

·       221 Lekë/litri për gazoilin;
·       201 Lekë/litri për benzinën;
·       92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 27.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
·       233 Lekë/litri për gazoilin;
·       213 Lekë/litri për benzinën;
·       104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën). Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 27.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/04/2022 02:42

    Ketu ku jetoj une,cmimi nuk ka ndryshuar per nje kohe te gjate- 4 $/galloni eshte akoma standart.Te vetmet qe ndryshojne vazhdimisht jane centet qe vijne nga pas,p.sh 4.09,4.07.Keto ndryshojne ne varesi te cilesise se gazit dhe nga nje stacion gazi ne tjetrin,por me centet as fiton,as humb gje. Le te shpresojme qe kriza e lufta te marrin fund sa me pare!

    Përgjigju
  • Turi: 27/04/2022 22:22

    Me majonez I kishit sufllaqet o komentues se harrova.

    Përgjigju
  • kaka: 27/04/2022 18:34

    Persa jemi ne koh lufte do ket luhatje te cmimeve po mos te ishte per bordin cmimet do ishin stratosfer.

    Përgjigju
    • Daku: 27/04/2022 22:41

      Me ate emer qe ke ti, do me dhene edhe mend

  • Visar: 27/04/2022 18:18

    Per sa koh ka luft do ket luhatje po t pakten cmimi esht njisoj gjithandej

    Përgjigju
  • Taipi: 27/04/2022 17:22

    Late nam me komentet e ketij sufllaqexhiut me te meta mendore!

    Përgjigju
  • Goni: 27/04/2022 17:03

    Cmimi i naftes ndryshon nga tregu nderkombetar dhe per shkak te kesaj lufte qe shpresojm te mbaroj sa me shpejt dhe gjendja te normalizohet

    Përgjigju
    • KANE: 27/04/2022 17:19

      Pse duhet te rritet? cfare ka ndryshuar ,cmimi ne bursa ka qene nga dt 25 deri sot ka variuar 99.5-105 (mom)Nderkohe monedha leke forcohet e valuta eur zhvlersohet? opo mire ua beni se mban ky popull!!!

  • rigels: 27/04/2022 16:46

    une mendo se cmimi naftes do ket gjithmon ulje gritje sa te jet koha luftes dhe populli duhet te duroj

    Përgjigju
  • Gzimi: 27/04/2022 16:39

    Po kriza nderkombetare na ka prekur te gjitheve edhe ne shqiptareve po mendoj se mos te jete bordi do na kishin bastarduar fare me cmimet ????

    Përgjigju
  • Yzberish: 27/04/2022 16:37

    Zoti ju mallkofte , turp tju vij sidomos atij derrit gjate Me ca karburanti e mban ate GMC e 2021?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston