TIRANË- Pa kaluar 48 orë nga vendimi i fundit, Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e hidrokarbureve të cilat pësojnë një rritje të ndjeshme dhe arrijnë nivelin më të lartë që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme. Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan dhe duke nisur nga sot, nafta nga 203 lekë/litri që ishte do të tregtohet me 218 lekë/litri, duke pësuar një rritje me plot 15 lekë. Çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 206 lekë/litër.
Ndërkohë, benzina ka pësuar një rritje me 6 lekë. Nga 175 lekë litri, tashmë do të tregtohet me 181 lekë/litri. Ndërkohë që i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër. Bordi u mblodh këtë paradite dhe çmimet e reja i njoftoi vetëm 5 minuta para orës 10:30, kur edhe u fut në fuqi vendimmarrja e re.
Subjektet e tregtimit të hidrokarbureve të cilat nuk i respektojnë çmimet e vendosura nga bordi, gjobiten, deri në pezullim të licencës nëse nuk reflektojnë.
"Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg", thuhet në njoftim.
Bordi i cakton çmimet duke marrë në konsideratë bursën, vlerën në zhdoganim, koston e transportit dhe fitimin e kompanive, që do të jetë 3 lekë për shumicën dhe 12 lekë për litër për pakicën. Si masë lehtësuese, qeveria ka paralajmëruar se do të ulë me 20% akcizën e naftës, nëse çmimi e kapërcen 220 lekë për litër.
Në mbledhjen e parë të zhvilluar më 26 mars, Bordi i Transparencës vendosi të ulë çmimet. Nga 214 lekë për litër, një çmim që qëndroi për gati 1 javë, u ul në nivelin e 203 lekë për litër. Ndërsa benzina nga 199 lekë për litër u ul në 175 lekë për litër, por me vendimmarrjen e re të Bordit të Transparencës tashmë çmimet rriten.
Kjo ulje u konsiderua nga Konfindustria si provë e qartë e abuzimeve në treg, ndërsa ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat i hodhi poshtë pretendimet për abuzim. Sipas saj, çmimet e vendosura nga operatorët e sektorit të hidrokarbureve kanë reflektuar rritjen në bursë dhe ndërhyrja nga Bordi i Transparencës erdhi vetëm më 26 mars, kur sipas ministres u vu re se subjektet nuk kishin reflektuar një ulje që hidrokarburet kishin pësuar në bursë.
Sipas qeverisë, Bordi do të jetë në fuqi deri sa të ketë një stabilizim të situatës dhe kthimin e çmimeve në nivelin e parakrizës, në rast se do të ulen edhe në bursë në atë nivel.

Komente












Si tha Edi Rama: Kush thote qe ka Oligarke, eshte komunist! Sepse i duket vetja çik Tramp atij.. 1.5 milion me hater jemi, po Edi fryhet sikur eshte kryeminiater i Amerikes. Hahahahhaaaa me lot..
PërgjigjuHaahahahahahajajajajajahahahahahahaahahahahahahahahaahahahahahahahahahaha, Saliuuuuuuuu, ai i rriti. Ue me.lot, ngelen chatet bosh, ku jane patronazhistet???
PërgjigjuI rezistuan shume presionit te karelit te hidrokarbureve
Përgjigju