Borë në Kapshticë
grekët pezullojnë lëvizjen

Borë në Kapshticë<br />grekët pezullojnë lëvizjen
KORÇE- Policia doganore greke pezullon lëvizjen e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë për shkak të reshjeve të bores që kanë bllokuar aksin Kapshticë-Kozanë.

Burime nga policia doganore e Kapshticës, thanë për “shqiptarja.com” se pala greke njoftoi autoritetet shqiptare doganore për bllokimin e rrugës për shkak të dëborës dhe mos lejimin e lëvizjes së automjeteve të tonazhit të rëndë dhe të autobusëve, pasi lëvizja e tyre mund të jetë e rrezikshme për jetët e njerëzve.

Raportohet se lëvizja është bllokuar që prej orëve të mbrëmjes dhe do të vazhdojë të jetë i tillë deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës. Ndërsa mjetet e vogla mund të lëvizin vetëm të pajisur me zinxhirë.

Rreshjet e borës paraqesin probleme për lëvizjen dhe në aksin Korçë- Kapshticë, në Qafën e Qarrit, Qafën e Llogarasë. Policia rrugore bën apel për kufizimin e lëvizjes së automjeteve sidomos në Qafën e Qarrit, dhe përdorimin e detyrueshëm të zinxhirëve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje