KAPSHTICE- Policia doganore greke urdhëron pezullimin e kalimit të autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë për shkak të reshjeve të borës, dhe akullit të krijuar në rrugët Korçë-Kapshticë dhe Kapshticë-Kozanë.

Policia greke e konsideron të rrezikshme lëvizjen e automjeteve dhe ka urdhëruar pezullimin e lëvizjes përgjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme.

Pavarësisht apelit të autoriteve doganore greke për tu kthyer mbrapsh, rreth 15 autobusë, me pasagjerë, nuk kanë pranuar të kthehen, raporton news24.

Autobusët po presin në radhë, për të hyrë në tokën greke, për më shumë se 6 orë, ndërsa në to ndodhen dhe fëmijë e gra.