
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha këtë të enjte se do të ulet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të biseduar gjatë samitit të BE-së në Granada të Spanjës.
“Takimet bëhen për t’i ulur tensionet. Presidentja Osmani do të jetë këtu dhe po ashtu presidenti Vuçiq. Në Kishinjev, ne u ulëm së bashku, biseduam për këtë, dhe sot do ta bëjmë të njëjtën gjë. Por, gjendja është shumë më e keqe sot sesa në kohën e Kishinjevës.” – ka thënë Borell.
Më herët, Osmani ka deklaruar se nuk do të takohet me Presidentin serb Alkesander Vuçiç, pa u sanksionuar Serbia, për sulmin terrorist të 24 shtatorit.
Lajmi kryesor:
Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Spanjë, Osmani: Nuk takohem me Vuçiçin pa iu vendosur sanksionet! Borrell: Do bisedoj unë me dy liderët e Kosovës dhe Serbisë










