Java e 22 e kampionatit italian të futbollit ka dhuruar dy rezultate të paparashikueshme në dy ndeshjet e para.

Lazio ka humbur në mënyrë të befasishme në shtëpi përballë Kievos që e gjunjëzon në momentin më të mirë.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Paloschi në minutën e 61'.

Ndërsa Juventusi nuk ka shkuar më shumë se një barazim me Genoan duke u shkëputur nga Lazio vetëm me një pikë.

Për Juventusin shënoi Kualiarela, por Boriello ka ndalur "Zonjën e Vjetër" duke i dhënë një tjetër shans Napolit dhe Interit që nëse fitojnë të afrohen akoma më shumë.




Dylber Balla