Boris Johnson dha dorëheqjen, shpall kandidaturën për kryeministër ish-ministri i financave

Boris Johnson dha dorëheqjen, shpall kandidaturën për kryeministër ish-ministri i financave

Rishi Sunak

Rishi Sunak, ish-ministri i financave ka hyrë në garë për të qenë kreu i ardhshëm i Partisë Konservatore dhe kryeministër.

Dorëheqja e tij nga kabineti qeveritar ditën e martë ndihmoi në nxitjen e largimit masiv të ministrave që e detyruan Boris Johnson të tërhiqej si udhëheqës i konservatorëve.

Johnson synon të qëndrojë si kryeministër derisa partia konservatore të zgjedhë një pasardhës.

Sunak, duke njoftuar vendimine tij përmes një video në rrjetet sociale, Sunak tha se dëshironte "të rivendoste besimin, të rindërtonte ekonominë dhe të ribashkonte vendin.

“Dikush duhet ta kapë këtë moment dhe të marrë vendimet e duhura. A e përballojmë këtë moment me sinqeritet dhe vendosmëri apo i tregojmë vetes përralla ngushëlluese që mund të na bëjnë të ndihemi më mirë në këtë moment, por do t'i lënë fëmijët tanë më keq nesër”, u shpreh Sunak.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë