Boris Johnson martohet në një ceremoni sekrete me të fejuarën e tij Carrie Symonds

Mediat britanike bëjnë të ditur se kryeministri britanik Boris Johnson u martua me partneren e tij  Carrie Symonds në një ceremoni sekrete ditën e shtunë.

Kryeministri 56 vjeçar britanik është drejtuar për të tretën herë drejt altarit ndërsa Symonds, 33 vjeç martohet për të parën herë.

Sipas mediave britanike, dyshja u martua në Katedralen Westminster, përpara 30 të ftuarve, maksimumi i lejuar në bazë të kufizimeve anti-COVID në Mbretërinë e Bashkuar.

Gazeta Sun raportoi se dasma e fshehtë u zhvillua vetëm disa ditë pasi Johnson dhe Symonds kishin shpërndarë ftesa për dasmën e tyre në Korrik të 2022. The Sun bën me dije se as anëtaret më të lartë të stafit të Downing Street nuk ishin në dijeni të planit të dasmës.  Ndërkohë që zyra e kryeministrit britanik ka refuzuar të komentojë në lidhje me dasmën. Të pranishëm në dasmë ishin babai i Johnson dhe disa vëllezër e motra të tij  dhe në mbrëmje ata së bashku me disa muzikantë  u panë të largohen nga Downing street.

Johnson dhe Symonds u njohën në në shkurt 2018 kur ata morën pjesë në një event të organizuar nga partia për mbledhjen e fondeve. Ata vështirë se i ndanë sytë nga njëri-tjetri dhe gjashtë ditë më vonë ajo kishte shprehur adhurimin për të. Shumë shpejt ata u panë duke darkuar për Shën Valentin dhe çifti për disa kohë u desh të takohej në distancë. Ata njoftuan fejesën e tyre në shkurt të vitit 2020 dhe kanë një djalë një vjeçar, Wilfred.

Kryeministri Voris Johnson është i dyti kryeministër që martohet sa kohë ka drejtuar kabinetin qeveritar dhe është i pari që është divorcuar sa kohë mbante këtë post.

Shumë politikanë britanikë përfshirë Theresa Coffey, Sekretaren e Shtetit për Punë dhe Pensione dhe Ministrja e Parë e Irlandës së Veriut Arlene Foster e përgëzuan çiftin për martesën e tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh