Boris Johnson mesazh qytetarëve nga izolimi: Krishtlindja nuk do të jetë normale këtë vit

Boris Johnson mesazh qytetarëve nga izolimi: Krishtlindja nuk do të jetë normale këtë vit

Boris Johnson

ANGLIA- Kryeministri i Anglisë Boris Johnson ka zhvilluar “Pyetje me Kryeministrin” nëpërmjet një lidhje me video në rrjete sociale, sepse ai aktualisht ndodhet ende i izoluar, pasi ka pasur kontakte me një person të infektuar me COVID.

Ai në lidhjet e tij ka thënë se Krishtlindja këtë vit nuk do të jetë normale për shkak të situatës së pandemisë që ndodhemi.

Zëdhënësi i tij i 10 ka theksuar se Kryeministri do të bëjë maksimumin në mënyrë që njerëzit dhe familjet e tyre të kalojnë festat së bashku.

Boris Johnson do të shikojë të dhënat e fundit të situatës së COVID për të marrë një vendim qe do të jepet përfundimisht javën e ardhshme, shtoi zëdhënësi i tij

Anglia pritet të dalë nga bllokimi i saj i dytë kombëtar, në 2 Dhjetor dhe të kthehet në sistemin e kufizimeve të lokalizuara.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën