Borjana, vajza e Kleopatra Dokles
kërkon suksesin  në “The Voice”

Borjana, vajza e Kleopatra Dokles<br />kërkon suksesin  në “The Voice”
Një nga konkurrentet e edicionit të tretë të talent shoë “The Voice Of Albania” është edhe Borjana Dokle.  Borjana nuk është bërë pjesë rastësisht në botën artit pasi ajo është vajza e këngëtares vlonjate Kleopatra Dokle.

Borjana është marrë me muzikë që në moshë të hershme madje  edhe në projekte tribute të këngëtarëve si Erykah Badu, Missy Elliot, Kelis etj.



(Ne foto: Borjana Dokle)


(Ne foto: Kleopatra Dokle)

Gjatë 3 viteve të fundit ajo ka punuar ngushtë me bashkshortin e saj, gjithashtu muzikant, me projektin e tyre Duo "Dokle & Greesh" si këngëtare, producentë dhe kompozitorë.

Tashmë ajo është pjesë e edicionit të tretë të “The Voice Of Albania” duke u bërë pjesë e skuadrës së Almës.

"Muzika është frymëmarrja ime, çka unë ushqej dhe kultivoj", - thotë ajo.

Borjana , ka studiuar për violinë që në moshën 5-vjecare në shkollën e muzikës "Prenkë Jakova" në Shkodër e më pas të lartën në Sofie të Bullgarisë, po për violinë.

Pas diplomimit ajo u bë vokalistja e një grupi pop në Sofje dhe debutoi në të me shumë sukses për 6 vjet. Pas kësaj vendosi të provojë karrierën e saj solo duke eksperimentuar stile të ndryshme ku ndërkohë shijoji mundësinë për të punuar me muzikantë të ndryshëm të shquar. Ajo ka marrë pjesë në projekte Tribut të këngëtarëve si; Erykah Badu, Missy Elliot, Kelis dhe Twiter

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

22/2
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit