Borrell bisedë telefonike me Vuçiç: I kujton sanksionet ndaj Rusisë, duam që Serbia të jetë vend kandidat i sinqertë për në BE

Borrell bisedë telefonike me Vuçiç: I kujton sanksionet ndaj Rusisë, duam që Serbia të jetë vend kandidat i sinqertë për në BE

Josep Borrell dhe Aleksandër Vuçiç

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Biseda u zhvillua me iniciativën e Borrellit, i cili i tha Vuçiqit se përpara i pret një punë e rëndësishme për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

“Ne duam të llogarisim te Serbia si një kandidate të sinqertë dhe partnere të besueshme evropiane për parimet, vlerat, sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët”, shkroi Borrell në llogarinë e tij në Twitter.

Biseda midis Borrellit dhe Vuçiçit ndodhi teksa ky i fundit gjendet në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në takimin e radhës të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është nën presion të madh nga Bashkimi Evropian, i cili i kërkon Beogradit që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, në përputhje me vendimet e bllokut në përgjigje të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Serbia, shtet kandidat për anëtarësimin në BE, është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Për më tepër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte planifikoi që të vizitonte Serbinë më 6 dhe 7 qershor, por vizita u anulua pasi Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria refuzuan që të lejonin avionin e tij të hynte në hapësirën e tyre ajrore, në përputhje me sanksionet evropiane.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, më herët gjatë 7 qershorit i bëri thirrje sërish Serbisë që të mos i forcojë lidhjet me Rusinë.

“Në kohën e agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, BE-ja pret nga Serbia, që si vend kandidat të mos i forcojë edhe më shumë lidhjet me Federatën Ruse. Nga vendet kandidate, përfshirë edhe Serbinë, presim që gradualisht të harmonizojnë politikat e tyre me qëndrimet dhe vendimet e miratuara nga BE-ja ndaj vendeve të treta, përfshirë edhe masat kufizuese”, tha Stano.

Stano tha se "sanksionet e BE-së kundër Rusisë reflektojnë qëndrimin politik dhe moral përballë shkeljes brutale të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare"./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë