1655563115_Screenshot25.jpg

Bllokada e Rusisë për eksportin e miliona tonëve drithë ukrainase është një krim lufte, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë të zhbllokuar portet. Është e paimagjinueshme, nuk mund të imagjinohet që miliona tonë grurë të mbeten të bllokuara në Ukrainë, ndërsa në pjesën tjetër të botës njerëzit vuajnë nga uria,” raporton Reuters për mediat.

"Ky është një krim i vërtetë lufte, kështu që nuk mund ta imagjinoj që kjo do të zgjasë shumë më gjatë," tha ai gjatë mbërritjes në një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Kemi nevojë për armë, mbështetje financiare dhe rindërtim